TEG hap dyert për kreativitetin me ekspozitën “Art & Crafts” - Promovon talentin e ri dhe transformon hapësirat e saj në qendra krijuese
TEG ka prezantuar ekspozitën “ART & CRAFTS – Eksperimente dhe Ekspresione në Sipërfaqe të Buta”, një instalacion unik, i përshtatur për hapësirat e qendrës. Përtej ekspozitës së artit, kjo nismë – një traditë tashmë në historinë e TEG – nxit talentet e reja dhe krijmtarinë duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të qendrës tregtare më të madhe në Shqipëri për të mbështetur studentët dhe të rinjtë përmes iniciativave angazhuese dhe me impakt real në rrugëtimin e tyre profesional.
Ekspozita ka ne qendër studentët e talentuar të Universitetit te Arteve dhe mundësohet nga TEG, në kuadër të programit B4Students. Ky është një program i krijuar për të sjellë mundësi të reja, për të inkurajuar dhe promovuar suksesin e studentëve në sipërmarrje, nisma sociale dhe zhvillimin e karrierës, duke mbështetur nevojat e tyre. Programi B4Students është pjesë e Fondacionit Mane.
“Art & Crafts” fton publikun në një udhëtim vizual dhe material që zbulon procesin krijues pas veprave tekstile dhe grafike bashkëkohore. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin sesi materialet e papërpunuara, si pëlhurat, bojërat dhe strukturat, transformohen nga studentët në vepra arti përmes teknikave tradicionale dhe të sotme të grafikës dhe tekstilit. Çdo vepër paraqet historinë e eksplorimit, kërkimit dhe transformimit të një produkti të përfunduar.
Çfarë mund të përjetoni në këtë ekspozitë? Do të keni mundësi të shihni nga afër se si lind një ide dhe si merr formë përmes skicave, kompozimeve dhe zgjedhjes së materialeve. Punimet tekstile të studentëve përcjellin mesazhe të forta përmes ngjyrave dhe ndërhyrjeve manuale, duke kthyer copat më të thjeshta në histori personale të artistëve të rinj. Në një pjesë tjetër, do të gjeni eksperimente grafike mbi bluza, çanta apo materiale të përdorimit të përditshëm, ku çdo shtresim ngjyre reflekton guximin për të sfiduar të zakonshmen. Dhe më e veçanta - gjatë ditëve të hapjes dhe mbylljes së ekspozitës, studentët do të jenë aty për të demonstruar proceset krijuese, duke ju ftuar të ndërveproni me ta.
Ditën e djeshme u zhvillua ceremonia hapëse e ekspozitës, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj, miqve dhe pedagogëve të tyre. Pedagogu Ardian Isufi përgëzoi autorët e punimeve, duke vendosur theksin te mundësitë që TEG dhe Fondacioni Mane u japin të rinjve të talentuar.
Ndërkohë Iris Velo, perfaqësuese e TEG, u shpreh se: “Ky projekt i vendos artistët e rinj përballë komunitetit dhe artdashësve, duke krijuar ura të reja komunikimi. Ekspozita është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të TEG për të mbështetur edukimin e të rinjve, për t’i ndihmuar ata në formimin profesional, duke i kthyer hapësirat e qendrës në mjedise me aktivitete kulturore dhe shoqërore”.
Duke u dhënë një platformë ekspozimi talenteve të reja, TEG shndërrohet në destinacion të artit dhe të kulturës gjatë këtyre ditëve, me pasionin dhe potencialin e brezit të ri të artistëve shqiptarë.
Ekspozita është e hapur për publikun në ambientet e TEG dhe do të vazhdojë deri më 23 korrik. Për më shumë informacione, vizitoni www.teg.al.

"Zyra me një ndalesë" si asistencë për e-Albania - Balluku në Patos: Shërbimi ofrohet falas nga shteti shqiptar!
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është ndalur në Patos, ku edhe ka monitoruar sportelet ku ofrohet......

Bankat “shtrëngojnë dorën” për kreditë/ Qytetarët pritet të kërkojnë më pak hua në tremujorin e tretë
Qytetarët pritet të kërkojnë më pak kredi për blerje banese në tremujorin e tretë, pasi bankat tregtare do t'i shtrëngojnë më shumë standardet e kreditimit.......

Fuqizim dhe rikonstruksion i nënstacioneve/ OSSH investon 600 milionë lekë për linjën 35kV në Elbasan
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e linjës 35kV nënstacioni 220 kV Elbasan – Mjekës - Cerrujë –......

Cilat janë hapat për reduktimin e parasë Cash? Isaji: Kërkohet strategji, në Shqipëri infrastruktura bankare është gati
“Ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless” Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri Edi Rama, nga ku......

Pensionet, cilat qarqe janë më të plakura? Tirana mban rekord për numrin e pensionistëve
Numri i pensionistëve në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje kjo për shkak të plakjes së popullsisë, fenomenit të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë,......

“Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”/ Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Prezantohet Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, një rrugëtim i......

Pse Shqipëria është aq e varur nga paraja fizike? Masat që do të ndërmerren deri në 2030. Nga POS-et, te limiti i pagesave me para’ në dorë
Në një kohë kur shumë shtete janë afër kryerjes së plotë të pagesave në mënyrë elektronike, situata në Shqipëri paraqitet ndryshe. Shqiptarët vijojnë të jenë......

Shqipëria kryeson sërish Europën/ Rreth 166% më shumë fluturime komerciale në qershor sesa para pandemisë
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e pushuesve të huaj, veçanërisht pas periudhës së pandemisë. Turizmi duket se është një ndër sektorët me......