Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2024, 11:16

TEC-et lundrues, në prodhim - Në 10 muaj kanë gjeneruar rreth 13 mijë mWh, “pik-u” në gusht 

Nga Ola Mitre

TEC-et lundrues, në prodhim - Në 10 muaj kanë gjeneruar rreth 13

Dy TEC-et lundrues të pozicionuar në Triport të Vlorës kanë hyrë në prodhim. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë në total për periudhën janar – tetor impiantet “Tigri 1” dhe Tigri 3” kanë gjeneruar është rreth 13 mijë mWh.

ERE raporton sasi të vogla të prodhuara përgjatë periudhës janar – korrik, që mund të përkojnë me periudhën e testimit të impianteve, ndërkohë që sasia më e madhe është prodhuar në muajin gusht me 7,636 mWh energji.

Këto janë shifrat e para të raportuara për prodhimin e energjisë nga TEC-et lundrues, teksa gjatë vitit u zhvilluan procedurat tenderuese për blerjen e karburantit për testimin si dhe prodhimin e energjisë.

Sipas procedurës së shpallur nga KESH u ble 21 mijë ton karburant, ndërsa sipas specifikimeve, konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 mWh është rreth 229 kg, çka do të thotë se sasia e karburantit shërben për prodhimin e një totali prej 91,700 mWh energji.  

Për qëllime të funksionimit, asetet termike kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%, si dhe sasi të vogla të lëndës djegëse hidrokarbure LFO. TEC-et lundrues u pozicionuan në Portin e Triportit në shtator të vitit 2022, pas një procedure të ndërmarrë në kuadër të krizës energjetike.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......