TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare, është theksuar konvertimi i TEC-it të Vlorës nga naftë në gaz natyror, duke vënë në dispozicion rreth 250 MW kapacitete të reja prodhimi. Po ashtu, në dokument rikonfirmohet plani për ta lidhur këtë vepër energjetike me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), që sikurse është bërë e ditur më herët synon të sjellë furnizim të qëndrueshëm me karburant më të pastër dhe kosto operative më të ulëta.
Ndërhyrja e dytë lidhet me TEC-et lundures, të pozicionuar në Triport dhe në afërsi të TEC-it të Vlorës. Sipas programit qeverisës, synohet konvertimi i tyre nga nafta, në gaz natyror çka sugjeron se këto impiante do të vijojnë të qëndrojnë në vendin tonë. Këto TEC-e u morën me qira për një peirudhë 2-vjeçare nga momenti i nisjes së funksionimit të tyre, ndërsa referuar të dhënave ndezja e tyre u bë në fillim të vitit 2024. Kjo do të thotë se mbeten edhe pak muaj deri në përfundimin e kontratës së qirasë, për të cilën janë parashikuar detyrimet financiare prej 63,000 USD qira ditore dhe kosto ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit prej 31,500 USD.
Ndërkohë, projekti i tretë është gazifikimi i qytetit të Korçës. Sipas programit, investimet për këtë projekt parashikohen në mbi 50 milionë euro në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes.

Sa shqiptarë jetojnë në Kanada? Të dytët në rajon për numrin e emigrantëve, kryeson gjenerata e re
Një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur Kanadanë si një nga destinacionet më të preferuara për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre, duke e kthyer atë në......

Në SHBA, 5 qendra të reja të të dhënave të IA/ Planet e OpenAI, Oracle dhe SoftBank për projektin 500 mld USD, Stargate
OpenAI, Oracle dhe SoftBank njoftuan plane për pesë qendra të reja të të dhënave të inteligjencës artificiale në Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar......

Çmimet e pronave rriten deri në 40% me hyrjen ne BE- Analiza/ Çfarë do ndodhë me tregun 5-7 vite pas anëtarësimit?
"Sektori i pronave në Shqipëri po ecën vërtet përpara dhe ka goxha hapësirë për të blerë prona me një çmim të përballueshëm ende. Kështu që ajo që do t'u......

“Jo përfitime të veçanta të OBT”/ Vendimi i Kinës pritet të “qetësojë” marrëdhëniet tregtare me SHBA
Kina nuk do të kërkojë më përfitimet për vendet në zhvillim në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke hequr një pikë mosmarrëveshjeje me SHBA-në që ka qenë......

Shqipëria prodhon më shumë mbetje/ Në vitin 2024, çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg
Në vitin 2024, Shqipëria ka prodhuar mbi 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 2.14%, krahasuar me vitin 2023. Çdo qytetar gjeneroi mesatarisht......

Rreziqet e transportit ajror global/ Nga sulmet kibernetike dhe tensionet gjeopolitike, tek emetimet neto zero
Takimi global i liderëve të aviacionit në Montreal pati kritika nga SHBA për fokusin e tij të gjelbër, edhe pse delegatët përballen me kërcënime të......

Ekonomia gjermane pritet të rritet me 0,2% në 2025/ Mbështetur nga shtimi i shpenzimeve për infrastrukturën dhe mbrojtjen
Pesë institute kryesore ekonomike gjermane e kanë rritur parashikimin e tyre të rritjes për vitin 2025 për ekonominë më të madhe të Evropës në 0.2%.......

Rritet deficiti tregtar në Kosovë/ Me 7,7%, ose 536,8 milionë euro në muajin gusht
Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 7,7% në muajin gusht 2025, në raport me të njëjtën periudhë të një......