“Të vendoset tatim për bizneset e vogla” Shefja e FMN në Tiranë, Weber: Të hiqet norma zero edhe për profesionistët e lirë
Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga qeveria shqiptare që të rishikojë strukturën tatimore në vend, duke hequr përjashtimet në taksa për profesionistët e lirë dhe biznesin e vogël në mënyrë që të krijojë një klimë biznesi më drejtë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të Misionit të Fondit Monetar Kombëtar, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, u evidentuar fakti se është progres në reforma, por ka ende punë për tu bërë në rritjen e të ardhurave, ku u sugjeruar dhe avancimi më i shpejtë me mbledhjen e taksës së pasurisë.
“Përpjekjet duhet të rinisin për ristrukturimin e regjimit tatimor për profesionistët e vetëpunësuar krah heqjes së normës zero për bizneset e vogla. Puna përgatitore për miratimin e ligjit për tatimin mbi pronat duhet të përshpejtohet dhe të përfundohet në kohën e duhur. Ndërkohë që investimet publike dhe reformat për menaxhimin e rreziqeve fiskale mbeten thelbësore për transparencën", tha Anke Weber, Shefe e Misionit të FMN në Shqipëri.
Sa i takon rolit të Bankës së Shqipërisë, shefja e FMN sugjeroi se politika mnonetare të ketë ne fokus stabilitetin e çmimeve.
“Politika monetare duhet të mbetet e përqendruar në stabilitetin e çmimeve ndërkohë që norma e këmbimit duhet të mbetet amortizatori kryesor i goditjes. Ndërkohë që banka e Shqipërisë me të drejtë vendos që mbështetet në të dhëna në vendimet e saj të politikave. Me një inflacion në objektivin nën 3 %, ulja me 0.25 e normës ë interesit ishte lëvizja e duhur", shtoi ajo.
“Politika jonë monetare do të vijojë të mbetet e fokusuar ekskluzivisht në stabilitetin e çmimeve dhe në përmbushjen e këtij misioni ne do të bazohemi në kuadrin aktual të politikës monetare i cili është provuar të jetë efecient dhe i suksesshëm duke u përpjekur ta përshtatim atë në vazhdimësi me sfidat e kohës", u shpreh Gent Sejko.
Në përfundim të misionit dy javor në Shqipëri, FMN parashikon një rritje ekonomike në 3.6 për qind dhe sugjeron ndërhyrje në skemën e pensioneve duke adresuar çështjen e ndryshimeve demografike dhe moshimin.
Sondazh

Si të investojmë në bono thesari dhe obligacione? - Gjermeni: Këtë vit kanë shfaqur interes edhe jorezidentët
Përveç depozitave, të cilat preferohen gjerësisht nga shqiptarët, bonot e thesarit dhe obligacionet janë gjithashtu një investim i sigurt dhe fitimprurës i......

Vlera e industrisë muzikore në Britani - Arrin një rekord prej 7.6 miliardë paund!
Vlera e industrisë së muzikës në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur një rekord prej 7.6 miliardë paund pasi super yje të muzikës si Elton John, Beyoncé,......

Shqipëri-BE, partneritet i ri për Sigurinë e Mbrojtjen - Rritet bashkëpunimi edhe ndaj rreziqeve kibernetike, apo terrorizmit
Së fundmi Bashkimi Evropian dhe Shqipëria miratuan një partneritet të ri për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky kuadër i ri politik krijon një platformë për dialog......

Sa herë shkon mesatarisht një shqiptar te mjeku? Rreth 3 herë në vit sipas të dhënave. Rritet numri i vizitave me 9.6%
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i vizitave spitalore në vitin 2023 shënoi një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e vizitave në vitin paraardhës,......

“Rritën çmimet për të kompensuar shpenzimet e kredisë” - BSH: Barra e pagesës së huasë, më e rëndë te bizneset e vogla dhe të mëdha
Për të kompensuar shpenzimet nga kësti i kredisë, shumë biznese rritën çmimet e produkteve të tyre në gjysmën e parë të vitit. Sipas një vrojtimi të......

Rekord i ri për Bitcoin - Arrin një nivel të ri historik mbi 97 mijë dollarë
Bitcoin kapërceu nivelin e 95,000 dollarëve për herë të parë të mërkurën në mbrëmje, ndërsa investitorët vazhduan parashikimet për rritje të tjera në një......

Tregtia me rajonin, në ditë të vështira/ Tkurren eksportet me të gjitha vendet, përveç Bosnje Hercegovinës
Tregtia mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit ndoqi të njëjtën linjë me tregtinë e jashtme në tërësi gjatë periudhës Janar-Tetor 2024. Shifrat konfirmojnë se......

Siguria e 431 digave në Shqipëri - Banka Botërore, 1,6 mln USD për studimin paraprak të fizibilitetit
Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri. Referuar një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare të institucionit financiar......