Shqipëria Postuar më 27 Janar 2025, 13:07

“Të vendoset tatim për bizneset e vogla” - FMN: Më shumë të ardhura, të përshpejtohet reforma e taksimit të pronave

Nga Elisabeta Dosku

“Të vendoset tatim për bizneset e vogla” - FMN: Më

Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon qeverinë shqiptare që të rrisë performancën në mbledhjen e të ardhurave dhe të zgjerojë bazën e tatimpaguesve.

Referuar raportit të FMN,  performanca e të ardhurave nga taksat vazhdon të jetë larg potencialit. Raporti i të ardhurave tatimore ndaj PBB-së është rreth 19 përqind të PBB-së, apo 3-5 pikë përqindjeje më poshtë mesataren evropiane dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.  Ndërkohë që potenciali real vlerësohet në 23 për qind të PBB-së.

Sipas FMN-së,  shumëllojshmëria e pragjeve, tarifave dhe përjashtimeve inkurajojnë nëndeklarim dhe dobësojnë vetë-zbatueshmërinë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar konsideron se trajtimi i këtyre mangësive nuk do të zgjidhte vetëm zgjerimin e bazës tatimore por edhe mbështetjen e administrimit të të ardhurave.

Për këtë arsye, sugjerohet futja në skemën e taksimit të bizneseve të vogla.  “Përveç kësaj, iniciativa për modernizimi i regjimit tatimor për profesionistët e vetëpunësuar duhet të rifillojë, në mënyrë ideale në lidhje me heqjen e normës zero të tatimit mbi të ardhurat për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë”, thuhet në raportin e FMN.

Nga ana tjetër, rekomandohet përshpejtim i reformës së taksës së pronës, me bazë zbatimin e ligjit për tatimin në pronë në 2026-ën, duke përfshirë krijimin e kadastrës fiskale dhe procedurat e vlerësimit të pronës,  të përfunduara në kohën e duhur.

FMN vlerëson se veprime të tilla të politikës tatimore mund gjenerojnë një shtesë prej 0.8-1 për qind të PBB-së në periudhën afatmesme.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat