“Të vendoset kursi i këmbimit industrial” - Shoqata ProEksport: Të njihet dëmi ekonomik nga rënia e euros
Bizneset eksportuese kanë qenë ato që kanë pasur më tepër humbje nga luhatjet e kursit të këmbimit në vitet e fundit, pasi ato kanë kontrata që janë kryesisht në euro dhe një kontratë për të njëjtën vlerë në euro, por e konvertuar në lek vlen më pak.
Në një takim të mbajtur ditën e sotme, Kryetari i Shoqatës ProEksport, Edvin Prençe, hodhi serish idenë e një kursi këmbimi industrial, pra fiksimin e kursit te kembimit leke-valute vetem per eksportuesit. Sipas tij, ka nisur puna nga qeveria per hartimin e nje programi te tille.
“Kursi i këmbimit industrial nuk është gjë tjetër, veçse njohje e dëmit ekonomik që vijnë nga luhatjet e kursit të këmbimit. Kosto që deri më sot janë mbajtur nga bizneset dhe si e tillë duhet të ketë një tavolinë teknike se si mund të menaxhohet kjo barrë që deri më sot ka qenë e biznesit. Është një sektor që ka 650 biznese aktive me 65 mijë të punësuar, kemi qenë 750 biznese, por një pjesë janë të mbyllura dhe kjo përkthehet në humbje të vendeve të punës”, u shpreh Prençe.
Ai theksoi se bizneset po investojnë edhe në realizimin ekonomisë qarkulluese.
“Shqipëria 2030 ka një kosto shumë të lartë dhe është përllogaritur në 7 miliardë euro që të bëhet e mundur që bizneset të mund të jenë të ngjashëm me bizneset evropiane. Investimi në teknologji dhe në trajnime të njerëzve, janë pikat për të cilat jemi në diskutime edhe me qeverinë. Diversifikimi ose ndryshimi i mentalitetit të të bërit biznes ose mentaliteti i të prodhuarit në Shqipëri, që duhet të ketë në optikë rritjen e cilësisë dhe uljen e kostove përmes automatizimit. Sektori ynë prodhon 40 mijë tonë mbetje në vit po punojmë për realizimin e ekonomisë qarkulluese për të bërë të mundur që këto mbetje të riciklohen që të jemi të veçantë në raport me vendet e tjera”.
Në Prill, eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5%, në krahasim me Mars 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0,4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,5% në krahasim me Mars 2025.
Mendimi juaj

BE, plotësisht e angazhuar për marrëveshje me SHBA” - Komisioneri Sefcovic: Në fokus janë çeliku, çipat dhe avionët
Komisioni Europian po diskuton me Shtetet e Bashkuara bashkëpunimin e mundshëm në sektorë të tillë si hapësira ajrore, çeliku, gjysmëpërçuesit dhe mineralet......

Qeveria miraton zhvillimin e ish-Metalurgjikut në Elbasan - Transformim i zonës industriale për të realizuar projekte investimi
Jo më larg se 2 muaj më parë, u prezantua plani i ri i zhvillimit për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë,......

Si duhet të investojë Shqipëria në inteligjencë artificiale? - Bregu: Të ngrihen më shumë qendra rajonale inovacioni për të rinjtë
Dilema etike, shqetësimet për privatësinë e të dhënave dhe zëvendësimi i vendeve të punës janë disa nga rreziqet e zbatimit të inteligjencës artificiale.......

“Integrimi në BE, së shpejti hapim kapitullin 27” - Mjedisi, Jaupaj: Më i vështiri për shkak të vlerës financiare që duhet të investohet
Pas hapjes së disa kapitujve me Bashkimin Evropian, i radhës parashikohet të jetë Kapitulli 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike. Gjithçka u bë me dije nga......

Revolucion në fushën e ndërtimit? - Tulla e re mund të menaxhojë mbetjet e industrisë
Një tullë e bërë tërësisht nga rrënoja të ricikluara mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej sfidave më të mëdha mjedisore të industrisë së ndërtimit: si të......

Shqipëria përgatitet të presë “kriptogjigandët” - Dokuzi: Tregues i qartë që vendi është gati për adaptimin e kriptove
Përfaqësues nga platformat më të njohura të kriptomonedhave, si Binance, Bitget, si dhe një nga pionierët që adoptoi kriptomonedhën më të madhe në botë......

Rreth 48 mln euro më pak kursime në Prill/ Depozitat bien me 0.35% krahasuar me muajin Mars
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me zbritje përgjatë muajit Prill të këij viti, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu, shifrat e......

Britania kërkon të ulë varësinë nga emigrantët - Çfarë përmban plani prej 3 miliardë paund?
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar një iniciativë gjithëpërfshirëse prej 3 miliardë paund për aftësi që synon trajnimin e 120,000 punëtorëve......