“Të ulet koha pa energji elektrike” - ERE nis rishikimin e standardeve të cilësisë në rrjetin e transmetimit

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e rregullores që përcakton standardet e cilësisë së furnizimit dhe sigurisë në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike. Vendimi vjen pas kërkesës së Kuvendit dhe monitorimit të performancës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit gjatë viteve të fundit.
Në draft-propozimin e ri, disa prej treguesve kryesorë pësojnë ndryshime të ndjeshme. Koha mesatare e ndërprerjes parashikohet të ulet nga 35 minuta në 25.96 minuta, energjia e pafurnizuar nga 467 MWh në 365.99 MWh, ndërsa treguesi SAIDI, që mat kohëzgjatjen mesatare të ndërprerjeve për konsumator, pritet të ulet nga 100 minuta në 39.48 minuta. Ndërkohë që sipas propozimit, çdo tre vjet ERE do të kryejë një rishikim të plotë të standardeve, në varësi të performancës së rrjetit dhe kërkesave ligjore.
Rregullorja e re parashikon gjithashtu harmonizimin e niveleve të tensionit me Kodin e Transmetimit të miratuar në vitin 2022, duke i përafruar ato me standardet europiane.
ERE bën të ditur se monitorimet e kryera gjatë vitit 2024 dhe nëntëmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë një ulje të vazhdueshme të ndërprerjeve të furnizimit. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, treguesi SAIDI ra në 6.78 minuta, nga 18.19 minuta në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pensionistët marrin shpërblimin e fundvitit - Nis shpërndarja, fluks i madh në disa pika të postës. Përfitojnë mbi 762 mijë persona
Ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Shpërblimi do të jepet sipas dy fashave, njëlloj si në 2024, ku ata me pension deri në 20,000......
Bashkitë ulin me 8 milionë euro borxhet - Detyrimet ndaj bizneseve dhe qytetarëve, kryeson Kavaja
Bashkitë kane treguar përgjegjshmëri në uljen e detyrimeve të prapambetura ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,......
A po zgjerohen start up-et jashtë kryeqytetit? - Bajraktari: Investimet e huaja tërhiqen vetëm nga produktet me potencial global
Ekosistemi i start up-eve në Shqipëri po njeh zhvillim, por sipas konsulentes së bizneseve Anida Bajraktari, qasja në financime dhe mundësi mbetet ende e......
Mbi 48 mld lekë për rrjetin e shpërndarjes - Plani 5-vjeçar i investimeve të OSSH, ulje e humbjeve dhe rritje e sigurisë së furnizimit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka dorëzuar për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin pesëvjeçar të investimeve për periudhën 2023–2027,......
37% e shqiptarëve blejnë online/ Tregtia me pakicë dhe sektori Informacionit me xhiron më të lartë vjetore
Që pas periudhës së pandemisë, blerjet dhe tregtia online nisën të fitonin gjithnjë e më shumë terren në shumë vende të botës, veçanërisht në Shqipëri, duke......
Shtëpitë private, ende në "modë" Shqipëria, mes vendeve që preferojnë banesat individuale. Spanjollët, në apartamente
Shpërndarja e popullsisë sipas llojit të banimit ndryshon midis vendeve të BE-së. Ky tregues gjithashtu ndryshon në varësi të faktit nëse jetoni në një......
Ekonomia turke ngadalëson ritmin - Zgjerohet me 3.7% në tremujorin e tretë të vitit
Ekonomia turke u rrit me 3.7% në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare, duke ngadalësuar ritmin e......
Parlamenti gjerman miraton buxhetin 2026 - Më shumë fonde për mbrojtjen që nga koha e luftës së ftohtë
Parlamenti gjerman miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm, ku parashikohen më pak fonde për ndihmat për zhvillimin. Dokumenti u miratua me votat e koalicionit......





