“Të shtohet numri i inspektorëve të punës” -Raporti i ILO: Edhe përqindja e inspektimeve në bujqësi vijon të jetë e ulët
Shqipëria nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar të gjithë bizneset lidhur me respektimin e të drejtave të punonjësve të tyre, apo rastet e aksidenteve në punë. Kështu thotë raporti më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili bën thirrje që të merren masat e nevojshme që Inspektoriati Shtetëror i Punës të shtojë numrin e inspektorëve, si dhe buxheti kushtuar inspektimit të punës të jetë më i lartë.
Sipas raportit, edhe transporti mbetet një çështje e pazgjidhur, sepse numri i automjeteve zyrtare që u caktohen inspektorëve të punës kur kërkohet për vizita në terren është i pamjaftueshëm. Megjithatë, në raport theksohet se gjatë 2025 pritet të sigurohen lehtësirat e nevojshme të transportit dhe mjete materiale të përshtatshme nga qeveria.
Për sa i përket punës së fëmijëve, Organizata Ndërkombëtare e Punës konstaton se në 2023 janë gjetur të punësuar 215 fëmijë, 152 në tregti me shumicë dhe pakicë/hotele, bare, restorante, 52 në prodhim/sipërmarrje dhe 11 në aktivitete të tjera. Shkeljet përfshinin punësimin e të miturve nën 18 vjeç në punën e natës, punësimin e të miturve pa autorizim dhe punësimin e fëmijëve nën 15 vjeç në aktivitete kulturore, artistike, sportive ose reklamuese pa autorizim paraprak. Në këtë drejtim, pas komenteve të mëparshme të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hartuar disa politika dhe programe për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, duke e fokusuar punën e saj në krijimin e një sistemi efektiv që garanton të drejtat e fëmijëve dhe sigurinë e tyre kundër të gjitha formave të shfrytëzimit.
Komiteti i Ekspertëve gjithashtu vëren se numri i gjobave të vendosura është ende i ulët në krahasim me numrin e masave administrative të miratuara. Ndërkohë, edhe përqindja e vizitave inspektuese të kryera në bujqësi vijon të jetë e ulët, kjo dhe për arsye të informalitetit të lartë që e karakterizon këtë sektor.
Sondazh

Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas, avancojnë punimet -Drejt përfundimit segmenti Domje-Aeroporti i Rinasit
Lidhja e re hekurudhore e kryeqytetit me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet, pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt......

Pse Trump po vendos tarifa?- Analiza, vendet që do të goditen më shumë nga masat e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxitur tensionet globale me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave. Pas shpalljes dhe më pas pezullimit të masave......

Kina redukton subvencionet për energjinë e pastër- Vendi e arriti objektivin gjashtë vjet para afatit të caktuar
Agjencia kryesore e planifikimit ekonomik të Kinës tha se po merrte hapa për të zvogëluar subvencionet për projektet e energjisë së rinovueshme, pas një bumi......

Greqia “kontrollon” detet- Flota greke përbën 20% të kapacitetit global detar
Transporti detar grek kontribuoi me 150 miliardë euro në bilancin e pagesave të vendit gjatë dekadës së fundit, ndërsa ky sektor gjeneron midis 7% dhe 8% të......

Çipet globale, rekord shitjesh në 2024- Sektori u rrit me gati 20% në raport me një vit më parë
Shoqata e industrisë së gjysmëpërçuesve njoftoi se shitjet globale të çipeve arritën në 627.6 miliardë dollarë në 2024, një rritje prej 19.1% krahasuar me......

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e konkurrencës së bllokut ndaj SHBA-së dhe Kinës
Komisioni Evropian njoftoi krijimin e një fondi komunitar prej 20 miliardë eurosh për të promovuar kërkimin dhe inovacionin në fushën e inteligjencës......

Kryeadministratorja e AAPSK: Rritja e aseteve të konfiskuara, progres në luftën ndaj paligjshmërisë
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), zj. Risena Xhaja mori pjesë sot, më 11.02.2025, në......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues - Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......