“Të rinjtë të tregojnë kujdes me zhvillimin e teknologjisë” - Aktiviteti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e respektimit të privatësisë, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Ky aktivitet bëri bashkë drejtues të shkollave të arsimit, nxënës, mësues dhe prindër. Komisioneri Besnik Dervishi foli rreth rëndësisë e ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë e të dhënave personale.
“Vendos në dukje rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve për sigurinë e të dhënave personale, si edhe qasjen e ruajtjen e këtyre të dhënave edhe përballë ekspozimit që mund të sjellë teknologjia. Duke risjellë në vëmendjen se ky vit është vit zgjedhor. Bëj apel të rinjve të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar të tregohen të kujdeshëm më të dhënat e tyre personale."
Ndërkohë zëvendës kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Olsi Dekovi theksoi rëndësinë e rujatjes së të dhënave personale në një kohë kur me zhvillimin e teknologjisë kujdesi duhet rritur.
“Të dhënat personale, perfshirë dhe në hapësirën online, janë pasuri që duhen trajtuar me shumë kujdes sidomos nga të rinjtë. Në lidhje me mbrotjen e tyre kërkohet edukim i vazhdueshëm dhe adresim në kohë i çdo cënimi të mundshëm.”
Në përfundim, aktiviteti i organizuar nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Drejtën e Informimit theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për privatësinë dhe ruajtjen e të dhënave personale, veçanërisht në epokën dixhitale.
Mesazhi kryesor ishte kujdesi i të rinjve dhe qytetarëve për të mbrojtur këtë pasuri të vlefshme, duke u përqendruar te edukimi dhe përgjegjësia.
Sondazh

Rritje e sigurisë kibernetike në energji - ERE ndryshon rregullat, te detyrimet për standardin ISO përfshihet gazi e disa operatorë privatë
Ndryshimet që ka pësuar sektori energjetik dhe legjislacioni përkatës kanë detyruar Enti Rregullator të Energjisë të ndërmarrë ndryshime në rregulloren për......

Agjencitë e pronave në një ndërtesë moderne - Si do të menaxhohen pasuritë e paluajtshme qeveritare?
Korporata e Investimeve Shqiptare, ka lançuar projektin “Zhvillimi dhe Menaxhimi i Ndërtesave Shtetërore”, i cili synon që të gjitha asetet shtetërore të......

Banka e Greqisë, 2.5% rritje në 2025 - Ekonomia do të zgjerohet falë investimeve dhe konsumit të lartë
Banka e Greqisë parashikon një rritje ekonomike prej 2.5% për vitin 2025, e mbështetur nga investimet, konsumimi i lartë dhe rritja e pagave. Pavarësisht......

Britania nis revolucionin në punë - Mbi 200 kompani e bëjnë javën e punës 4 ditore
Rreth 200 kompani në Mbretërinë e Bashkuar kanë miratuar javën e punës katërditore për punonjësit e tyre. Ky model po fiton terren në shumë sektorë, duke......

Ish-Kinostudio në qendër trajnimesh nga Hollywood - “Mbi 40 profesionistë”, Rama: Një program inkurajues dhe frymëzues
“Tirana Training Centre”, është qendra e re për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audovizuale në Shqipëri, e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit......

“Tirana Training Center”/ Gonxhja: Trajnime për 400 studentë, fitime të mëdha ekonomike dhe turistike
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm sot në prezantimin e “Tirana Training Center”, një qendër inovative e......

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kalon online edhe 4 shërbime të reja doganore!
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me AKSHI-n ka realizuar me sukses testimet 4 shërbime të reja doganore të cilat do të ofrohen......

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i BSH: Regjistrojmë normë më të lartë se mesatarja e OECD-së
Nisur nga “Vrojtimi mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, “Scan Intel” këtë herë është ndalur në......