Të rinjtë po i kthejnë sytë nga arsimi profesional - Rreth 4 mijë regjistrime të pranuara, cilat janë drejtimet më të zgjedhura?
Arsimi Profesional po njeh një rritje të ndjeshme të interesit në të gjithë vendin, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një zgjedhje konkrete për të rinjtë që kërkojnë aftësi të drejtpërdrejta për tregun e punës. Këtë vit, janë regjistruar 4002 aplikime, ndërsa 3959 prej tyre janë tashmë të pranuara në institucionet e arsimit profesional.
Referuar të dhënave, drejtimet më të kërkuara konfirmojmë tendencat e zhvillimit ekonomik dhe kërkesat e tregut. Ndërkohë, në krye të listës qëndron drejtimi për shërbime mjetesh transporti (SHMT) me 865 regjistrime, duke u ndjekur nga Hoteleri-Turizmi, një sektor kyç për ekonominë vendase, me 763 regjistrime.
Gjithashtu, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) ka tërhequr një numër të lartë të rinjsh, plot 643 regjistrime, duke reflektuar rritjen e kërkesës për profesionistë të fushës digjitale.
Ndërkohë, Elektroteknika ka regjistruar 452 nxënës, ndërsa profilet termohidraulike dhe mekanike numërojnë 309 regjistrime, duke dëshmuar se edhe profesionet teknike po rikthehen fuqishëm në vëmendjen e të rinjve.
Ekspertët e arsimit e shohin këtë si një sinjal pozitiv që tregon ndryshimin e mentalitetit dhe orientimin e të rinjve drejt arsimit që garanton punësim të shpejtë dhe cilësor.

Mësuesit nën rregulla të reja - Kodi i Etikës, përcakton kufijtë e sjelljes në shkolla
Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit. Ky dokument......

Avancojnë punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Papër / Pjesë e Korridorit VIII, realizohet 46% e projektit
Përshpejtohen punimet në segmentin Elbasan-Papër, pjesë e Korridorit VIII. Shumë shpejt, pritet që autostrada të bëhet funksionale për......

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit” - OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin
Zjarret kanë kontribuuar ndjeshëm në ndotjen e ajrit vitin e kaluar, sipas një raporti të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM). “Flakët janë një burim i......

OpenAI sfidon tregun e gjysmëpërçuesve - Startup-i do të prodhojë çipin e parë të inteligjencës artificiale në 2026
OpenAI pritet të prodhojë çipin e vet të inteligjencës artificiale vitin e ardhshëm, në partneritet me gjigantin amerikan të gjysmëpërçuesve Broadcom, sipas......

Rruga Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, perspektivë zhvillimi / Lehtësi në qarkullimin e mjeteve, nxiten investimet në disa sektorë
Zhvillimi infrastrukturor i Qarkut Korçë po hyn në një fazë të re. Përshpejtimi i punimeve drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të zhvilluar dhe më......

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?
Investitorët po kërkojnë strehë të sigurta mes pasigurisë së shtuar ekonomike. Çmimi i arit është rritur me gati një të tretën gjatë një viti, duke tejkaluar......

"Jupiteri", superkompjuteri më i shpejtë i Evropës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli
Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës ndodhet në Gjermani. I pagëzuar me emrin "Jupiter" ai do të ndihmojë, ndër të tjera, në fushat e klimës dhe......

Maqedoni e Veriut, lehtësi për qytetarët që blejnë banesën e parë, Guvernatori Sllaveski: Për blerësit e banesave për investim tarifa rritet
Banka Popullore e RMV njoftoi masa që do të lehtësojnë blerjen e banesës së parë për qytetarët. Sipas deklaratës së guvernatorit Trajko Sllaveski, të dhënë......