Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2026, 12:16

Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi, duhen politika të forta

Nga Fabjona Pasho

Të rinjtë nuk po lindin më! - Dervishi: Hemoragji nga emigrimi,

Lindshmëria në vend ka rënë në nivel historik gjatë vitit 2025, me 74% lindje më pak se në vitin 1990.

Sociologu Zyhdi Dervishi e quan këtë një fatkeqësi me të cilën po përballet vendi, ndërsa cilëson emigracionin e lartë si arsyen kryesore të shpopullimit.

Sipas Dervishit, të rinjtë sot përballen me një pasiguri të madhe qoftë në aspektin, ashtu edhe në atë social.

Nëse shtimi natyror i popullsisë vijon me këto ritme, sipas ekspertit Shqipëria në 40 vitet e ardhshme do të jetë e zbrazur nga popullsia vendase, prandaj sugjerohen politika të forta sociale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat