Të rinjtë në fshat zgjedhin blegtorinë/ 223 aplikime në Skemën Kombëtare për blerje kafshësh

Fermerët e rinj në moshë po orientohen më shumë drejt sektorit të blegtorisë.
Skema e kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për herë të parë ka sjell si risi mbështetjen e fermerëve të rinj, përmes granteve deri në 10 mijë euro me qëllim “rigjenerimin” e fshatrave dhe nxitjen e interesit të tyre për të investuar në këtë sektor, i cili konsiderohet me potencial të lartë.
Të dhënat nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural tregojnë se sa i takon Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026, të rinjtë në fshat, kanë treguar një interes të konsiderueshëm për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe modernizimin e fermave.
Në total, janë regjistruar 414 aplikime nga fermerët e rinj, me investimet të përqendruara kryesisht në tre kategori. 223 aplikime rezultojnë për blerje kafshësh; 164 aplikime për blerje makinerish bujqësore dhe 27 aplikime për ndërtimin apo përmirësimin e strehimit të kafshëve.
Të dhënat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026 sinjalizojnë gjithashtu një prirje drejt një bujqësie më të modernizuar, ku investimet në teknologji, pajisje dhe kapacitete prodhuese po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.
Qeveria ka përcaktuar se 2.5 miliardë lekë nga fondi total prej 5.2 miliardë lekësh do të shkojë për mbështetje për investime ku fermerë të rinj, për investime në ferma bujqësore dhe blegtorale, do të përfitojnë 70% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 milion lekë; për ndërtimin/rikonstruksionin e staneve dhe/ose pajisjeve për përmirësimin e kushteve, masa e përfitimit është në 70% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 3 tre milionë lekë për subjekt. Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është në 50% e vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.
Kjo tendencë lidhet edhe me rritjen e mbështetjes për blegtorinë gjatë këtij vitit dhe uljen e pragut të përfitimit për fermerët.

Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t'i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga......
Mbi 129 milionë lekë tarifa financiare nga ankesat në KPP/ 42.4 milionë lekë do të depozitohen në Buxhetin e Shtetit
Mbi 129 milionë lekë janë arkëtuar në 7 muaj nga Komisioni i Prokurimit Publik si tarifa financiare të vendosura në kuadër të procedurave të prokurimit të......
Kryeministri Rama: Toka që ndau me dhunë investitorët fqinjë do të shpronësohet, kthehet në ullishte
Fund historive të konfliktit për pronat dhe mesazh për të gjithë investitorët që administrojnë e zhvillojnë asete turistike. “Nuk mund të cënohet me sjellje......
Autostrada Elbasan-Rrogozhinë/ ARRSH: Drejt përfundimit 6 fazat e para të aksit, nis asfaltimi i 15 km
Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit......
Interneti “dominon” shtëpitë shqiptare - AKEP: Rritet numri i abonimeve për Wi-Fi, ndërsa telefonia tradicionale vijon rënien
Interneti përmes rrjeteve fikse po fiton gjithnjë e më shumë përdorues në Shqipëri, ndërsa telefonia fikse vijon të humbasë terren. Të dhënat më të fundit të......
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? - Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve
Zgjatja e sezonit turistik përtej muajve të verës mbetet një nga sfidat kryesore për sektorin e turizmit. Përtej nevojës për të shtuar aktivitetin gjatë......
Plane të reja për transportin e qëndrueshëm/ Nyjet urbane TEN-T duhet t’i miratojnë deri në fund të 2027-ës
Qytetet shqiptare që do të përcaktohen si nyje urbane të rrjetit trans-evropian të transportit do të duhet të hartojnë dhe miratojnë Planet e Qëndrueshme të......
Bizneseve u kthehen në llogari 82 milionë euro TVSH - Shtatë mujori/ Qershori regjistron shifrën më të lartë, ulet koha e përpunimit të kërkesave
Bizneset kanë marrë mbrapsht përmes procesit të rimbursimit të TVSH-së rreth 7.6 miliardë lekë apo 82 milionë euro në 7 muaj. E ndarë sipas muajve, vihet re......

