Të rinjtë, kundër “rrymës” në tregun e punës - BB: Vetëm 15% e të diplomuarve mbarojnë degët që kërkon biznesi
Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në zgjerimin e aksesit në arsimin e lartë, por ndërsa numri i studentëve që diplomohen nga institucionet e arsimit të lartë është rritur, ekziston një disbalancë e theksuar mes fushave të studimit.
Në këtë konkluzion del Banka Botërore, ku sipas të dhënave të publikuara së fundmi, më pak se 15 për qind e të diplomuarve në Shqipëri janë nga programet STEM të cilat përfshijnë shkencë, teknologji, inxhinieri, matematike, krahasuar me norma që janë dyfish më të larta në ekonomitë e avancuara të Evropës.
Banka Botërore sugjeron që për të siguruar që arsimi i lartë të kontribuojë në mënyrë efektive në rritjen ekonomike, Shqipëria duhet të përqendrohet në përmirësimin e cilësisë dhe rëndësisë së arsimit.
Sipas Bankës Botërore, në veçanti, arsimimi në degët shkencë, teknologji, inxhinieri, matematike (STEM) në arsimin e lartë është jetësor për zhvillimin e një force pune të kualifikuar, nxitjen e inovacionit dhe adresimin e sfidave globale.
Ky institucion vlerëson se duke integruar këto aftësitë, duke promovuar të mësuarin ndërdisiplinor dhe duke rritur pjesëmarrjen e grupeve të nënpërfaqësuara, arsimi STEM mund të kontribuojë ndjeshëm në përparimin ekonomik dhe shoqëror.
Pavarësisht përparimeve të rëndësishme, cilësia e arsimit në Shqipëri mbetet ende nën kërkesat e tregut. Anketat me bizneset tregojnë se mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një pengesë e rëndësishme për bizneset.
Prandaj, sugjerohet se është thelbësore të harmonizohen rezultatet arsimore me nevojat e tregut të punës, duke siguruar që të diplomuarit të zotërojnë aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit. Duke mësuar nga shembujt e suksesshëm të vendeve të tjera, mund të adoptohen praktikat më të mira për të mbushur këtë hendek.
Raportit ekonomik i Bankës Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, nënvizon rolin thelbësor të arsimit të lartë në nxitjen e rritjes ekonomike dhe zhvillimin e inovacionit në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në rënie pasi është blerë sot me 92.3 lekë dhe është shitur me 93.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Korporata e Investimeve, iniciativa për rritje ekonomike - Kokona: Do vazhdojë të avancojë misionin e zhvillimit të qendrueshëm
Korporata e Investimeve Shqiptare, organizoi forumin e parë të biznesit duke konceptuar nxitjen e diskutimeve strategjike dhe për të përforcuar partneritetet......

Hyrja e plotë në Schengen pasuron Bullgarinë - Përfitimet financiare do të arrinin rreth 830 milionë euro
Bullgaria do të përfitonte rreth 830 milionë euro në vit si rezultat i pranimit të plotë në zonën pa kufij Schengen, sipas Institutit vendas të Kërkimeve......

Cilat janë programet e reja për bujqësinë? Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në DATAROOM: Vitin tjetër shpallim Garanci Sovrane
Bujqësia shqiptare pritet që t’i nënshtrohet ndryshimeve të forta vitet e ardhshme pasi parashikohet që të prezantohen një seri programesh të reja......

Forumi i Biznesit i AIC, Kumbaro: Ja dolëm ta kthejmë turizmin në industri
“Tashmë mund të flasim për industri turistike shqiptare. Në një kohë që jo më shumë se 15 vite më parë nuk bëhej fjalë as për turizëm.” Deklarat i përket......

Rritje e të ardhurave për kompanitë zvicerane – Arsyeja, kërkesa e fortë nga SHBA për produktin kryesor të vendit!
Watches of Switzerland Group ka zbuluar rezultatet e gjysmës së parë të vitit financiar 2025 (H1 VF25), për 26 javët e përfunduara më 27 tetor 2024. Të......

Analiza/ Krizat politike në Francë dhe Gjermani: Telashe të mëdha për ekonominë e sëmurë të Europës!
Një vakum politik në Francë dhe Gjermani, dy lojtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim të BE-së, sjell telashe për një ekonomi tashmë të sëmurë europiane.......

Meksika sekuestron sasi rekord droge me vlerë 400 milion dollarë pas kërcënimit tarifor të Trump!
Trupat meksikane kanë sekuestruar një sasi rekord të pilulave fentanyl në shtetin verior të Sinaloa, ekuivalente me më shumë se 20 milionë doza të drogës.......