Të parët për sigurinë kibernetike, kryeministri Rama: S'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve

Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjete sociale u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që reagun për lajmin e renditjes së Shqipërisë në krye të vendeve të botës, sa i takon sigurisë kibernetike. “Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trollimet malinje, por s'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve”, shkruan Rama në postimin e tij.
Në vijim shënimi i plotë i kryeministrit:
NJË SHËNIM I NEVOJSHËM për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave.
Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krrakrrash.
Po nëse lajmi ishte "gënjeshtër", "propagandë", "budallallëk", atëherë pse gjithë ai mund i madh me gurë e me baltë? Asnjë njeri normal nuk harxhon energji për të shuar një qiri të fikur.
Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale.
Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trollimet malinje, por s'ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve.
Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike.
Miq dhe aleatë të vërtetë që e dinë mirë ç'është ky Index Global sot më uruan, ndërsa dështakzemërakët e Shqipërisë më sulmuan. Të dyja palët, në mënyrën e tyre konfirmuan të njëjtën gjë:
Shqipëria u ngjit në majë aty ku deri jo shumë vite më parë ishte në fund.
Dhe kjo u dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund, e që prej muajsh për “inat të vjehrrës u bënë rrogoz i mullixhiut” duke parë ëndrra me revolucione, dorëheqje, pushtet dhe duke prodhuar deri edhe diasporë nga Prishtina e Tetova
Vuçiç ‘kështjellë rëre’ me Ibrin! Ja çfarë i shkruan kryenegociatorja Dhuka homologut të saj serb
Pas deklaratave të presidentit serb Vuçiç për planet për devijimin e lumit Ibër, që është jetik për Kosovën, edhe politika shqiptare është përfshirë në......
Vetëm 33 mijë prona të siguruara nga zjarri - AMF: Shtohen dëmet nga fatkeqësitë, por shumë qytetarë ende hezitojnë të mbrojnë banesën
Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh......
Shqipëria, e para për sigurinë kibernetike - Rama: Pas sulmit të 2022-shit u forcua mbrojtja kibernetike
Shqipëria është renditur në vendin e parë në National Cyber Security Index, NCSI, me 98.33 pikë, duke ndarë rezultatin më të lartë me Çekinë. Indeksi......
A do ta kursejnë flakët Shqipërinë këtë verë? - Gushti sjell sfidën më të madhe për emergjencat civile. Deri tani, bilanci më i mirë se vjet
Muaji gusht ka qenë historikisht më sfiduesi për emergjencat civile, për shkak të “shpërthimit” të një numri të konsiderueshëm vatrash të mëdha zjarri në të......
Shqipëria del nga “minusi” demografik/ Por, lindjet ranë sërish. Bilanci i 6-mujorit të parë të vitit 2026 mbetet ende negativ
Pas një fillimviti me më shumë vdekje se lindje, Shqipëria ka rikthyer në territor pozitiv shtesën natyrore të popullsisë në tremujorin e dytë të vitit.......
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit - Leja e drejtimit, jo të gjithë e rifitojnë! Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Jo të gjithë ata që humbin lejen e drejtimit arrijnë ta rifitojnë atë lehtësisht. Vetëm 6 kandidatë kanë kaluar me sukses testimin e fundit ritestues, nga 36......
Tatimet e doganat mbledhin 672 mln euro në Korrik - Rriten të ardhurat. Ndikim, zgjerimi i konsumit dhe antiinformaliteti
Muaji Korrik ka rritur ndjeshëm të ardhurat tatimore dhe doganore në vend. Referuar të dhënave paraprake të ardhurat e mbledhura gjatë muajit korrik nga të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......

