Shqipëria Postuar më 1 Qershor 2026, 10:59

Të papunët me ide biznesi përfitojnë financim nga shteti - AKPA: Deri në 1 milion lekë për të nisur sipërmarrjen. Aplikimet, deri më 4 qershor

Nga Diamila Leka

Të papunët me ide biznesi përfitojnë financim nga shteti -

Në një kohë kur shumë të rinj dhe punëkërkues përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, programi i vetëpunësimit ofron një mundësi për ata që kanë një ide biznesi dhe duan ta kthejnë atë në një aktivitet të qëndrueshëm ekonomik.

Programi u drejtohet personave të papunë, të cilët përveç mbështetjes financiare, përfitojnë edhe trajnim dhe asistencë profesionale për zhvillimin e planit të biznesit. Ekspertë të kualifikuar i ndihmojnë aplikantët të strukturojnë idenë e tyre dhe të ndërtojnë një projekt të realizueshëm.

Pas procesit të vlerësimit, planet më të mira të biznesit financohen deri në vlerën e 1 milion lekëve, duke krijuar mundësi për hapjen e aktiviteteve të reja dhe gjenerimin e të ardhurave.

Aplikimet kryhen online përmes portalit e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për Pjesëmarrje në Programin e Vetëpunësimit”. Pas plotësimit dhe dorëzimit të formularit, kërkesat shqyrtohen nga zyrat e punës, ndërsa aplikantët njoftohen elektronikisht për rezultatin e vlerësimit.

Shërbimi ofrohet pa pagesë dhe përgjigjja për aplikimin jepet brenda pesë ditëve. Afati i fundit për të aplikuar është data 4 qershor, duke u dhënë mundësi të interesuarve të hedhin hapin e parë drejt krijimit të biznesit të tyre.

 

Shqipëria 1 Qershor Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me muajin e kaluar duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 81.3 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat