“Të miratohet sa më shpejt buxheti i partive” - Celibashi: Është rritur numri mesatar i aplikimeve nga diaspora
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi nga Kuvendi miratimin sa më shpejt të fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.
Aktualisht, projektvendimi është depozituar në Kuvend më 28 janar dhe përcakton se fondi që do të përdoret nga subjektet politike për fushatën zgjedhore do të jetë 150 milionë lekë.
“I kemi kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që sa më parë të miratohet buxheti për fushatën e partive politike. Buxheti do të jetë i disponueshëm shumë më përpara fushatës, sepse herën e fundit u bë i mundur vetëm disa ditë përpara se të fillonte fushata.” U shpreh Ilirjan Celibashi
Kyetari i KQZ foli gjithashtu dhe për aplikimet e votuesve të diasporës duke bërë publike shifrat e kërkesave deri më tani.
“Për sa i përket votimit nga jashtë, 116 mijë persona kanë bërë kërkesë për regjistrim. Në total, janë 140 mijë aplikime, por ky numër është ndikuar nga aplikimet e dyfishta. Janë 87 mijë votues që janë bërë pjesë e zgjedhjeve nga jashtë. 25,400 aplikime janë refuzuar. Shtetet me më shumë aplikime janë Italia, Greqia dhe Gjermania, me përkatësisht 37%, 25% dhe 11%. Po këto shtete kanë edhe numrin më të lartë të refuzimeve.” Thotë në të tjera Ilirjan Celibashi
Në pritje është dhe modelimi i fletës së votimit që sipas zotit Celibashi do të marrë formën përfundimtare në Komisionin Rregullator.
Sondazh

Jens Stoltenberg, ministër i Financave në Norvegji - Ish-kreu i NATO-s merr detyrën e re pasi drejtoi aleancën për 10 vjet
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë ministri i ri i financave të Norvegjisë, si pjesë e një riorganizimi të kabinetit......

Plani i Trump për TikTok: Nënshkruan urdhrin për krijimin e një fondi sovran që mund të blejë kompaninë!
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përshkruan planet për një fond të pasurisë sovrane të drejtuar nga qeveria që të shërbejë si një......

Prezantohet raporti i OECD/SIGMA, Pirdeni: Dëshmi e rrugëtimit progresiv të Shqipërisë duke e pozicionuar lider rajonal në disa sektorë
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me OECD/SIGMA, organizoi eventin “Transformimi i Sektorit Publik:......

Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë/ Hasani: “Dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar“!
Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e......

Pension 550 euro në muaj? - Studimi/ Shpenzimet fikse të pensionistëve arrijnë deri në 800 euro
Pensionistët përballen me një të ardhur fikse që nuk mund të ndryshojë lehtësisht për shkak të pensioneve të caktuara dhe të kufizuara që marrin, por nga ana......

Plani i Kinës për gazin natyror - Tarifat kineze për LNG-në do të ndryshojnë rrjedhën e tregtisë globale
Vendimi i Kinës për të vendosur tarifa hakmarrëse për gazin natyror të lëngshëm të importuar nga SHBA do të rrisë përpjekjet për të shkëputur blerësin dhe......

AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin......

Ndryshimet në deklaratën e Tatimit në Burim - DPT publikon detajet!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot se ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” kanë sjellë dhe ndryshime në deklaratën e......