Shqipëria Postuar më 8 Maj 2025, 11:09

“Të marrësh një kredi është më pak e vështirë” - BSH: Procedurat e miratimit ishin më të lehta për bizneset në gjysmën e dytë të 2024

Nga Ledina Elezi

“Të marrësh një kredi është më pak e

Në gjysmën e dytë të vitit 2024, procesi i marrjes së një kredie nga bankat nuk ka qenë shumë i vështirë për bizneset. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi huamarrjen e bizneseve, tregon se bankat nuk e kanë “shtrënguar shumë dorën” në korrik-dhjetor 2024, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesave për kredi të bizneseve të vogla, të mesme, apo të mëdha.

Indeksi i vështirësisë së procesit të huamarrjes nga bankat ka rezultuar 0.36 për totalin e ndërmarrjeve, duke shënuar rënie krahasuar me periudhën paraardhëse. Krahasuar edhe me një vit më parë, niveli i vështirësisë ka qenë në rënie për të tre kategoritë e bizneseve.

Marrëdhënia me bankat konsiderohet si e rëndësishme dhe e domosdoshme, sidomos nga familjet dhe më pak nga bizneset e vogla, apo të mëdha. Pavarësisht se vështirësia për të marrë një hua ka qenë më e vogël, kostoja e kredisë vijon të konsiderohet si elementi kryesor që vështirëson përfitimin e një huaje bankare, më të theksuar për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme.

Nga ana tjetër, si elemente të vështirësisë së përfitimit të huasë listohen dhe “paqartësia e kërkesave të bankës dhe procedurat burokratike”, “kushtet e garantimit të kredisë”, “mungesa e fleksibilitetit nga ana e bankave për ristrukturimin dhe shlyerjen e kredisë” e të tjera, rëndësia e të cilave është vlerësuar në rritje nga të tri grupet e ndërmarrjeve.

Për sa i takon kërkesës për kredi nga bizneset, ajo ka qenë e lartë në gjashtëmujorin e dytë 2024, ndërsa lidhur me planifikimin për huamarrje në gjashtëmujorin e ardhshëm, nga përgjigjet e ndërmarrjeve rezulton se kërkesa e tyre për kredi pritet të mbetet e lartë edhe në rritje.

Të pyetur se si do të vepronin nëse nuk do të financoheshin nga bankat, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve (rreth 38% e totalit) do ta siguronin këtë financim nga një burim alternativ. Gjithashtu, rreth 36% e totalit të ndërmarrjeve pohojnë se do t’i drejtohen sërish një banke apo institucioni tjetër, ndërsa rreth 26% pohojnë se do të shtyjnë në kohë planet e tyre, dhe të dyja këto pesha kanë mbetur pothuaj të pandryshuara gjatë periudhës.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat