Shqipëria Postuar më 7 Shkurt 2026, 13:00

Të licencuarit e energjisë nuk paguajnë detyrimet/ Enti Rregullator nis procedurat për heqjen e 8 licencave

Nga Ola Mitre

Të licencuarit e energjisë nuk paguajnë detyrimet/ Enti

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për heqjen e licencave ndaj subjekteve që nuk kanë likujduar pagesat rregullatore ndaj këtij institucioni. Sipas legjislacionit të fuqi, kjo është masa më rëndë në rast të shkeljes së këtij detyrimi, ndërkohë që vendimet prekin të paktën 8 licenca. Subjektet ndaj të cilave ka nisur procedura për heqjen e licencës kanë të drejtë të paraqesin qëndrimet e tyre me shkrim brenda 30 ditëve nga data e njoftimit. Përpara se të arrihet në penalizimet me revokim licence legjislacioni në fuqi përcakton ndëshkimin me gjobë deri në 3 për qind të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit. Po ashtu, ligji i jep të drejtë ERE-es të aplikojë një kamatëvonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2 % të xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj.

Gjithsesi, ky nuk është hapi përfundimtar për revokimin, pasi eksperienca e viteve të kaluar ka treguar se pas nisjes së procedurave nga ERE, subjektet kanë nisur likujdimin e detyrimeve, çka ka sjellë “faljen” nga ana e Entit.

Ky dikaster synoi të mbledhë rreth 393 mln lekë nga pagesat rregullatore për vitin 2025 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Ndërkohë që, në raport me një vit më parë janë mbi 24 mln lekë të ardhura shtesë, duke qenë se vitin që shkoi kjo vlerë arrinte në rreth 369 mln lekë. Tendenca në rritje e të ardhurave ka disa vite, që vazhdon duke reflektuar rritjen e fitimit të kompanive që operojnë në tregun e energjisë elektirke, pore dhe rritjen e numrit të të licencuarve në këtë sektor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat