Të huajt interes të lartë për prona në Shqipëri, turizmi nxiti blerjen e pasurive të paluajtëshme
Me “fajtorin” kryesor, turizmin, për reklamën që i është bërë Shqipërisë, investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme po rriten gjithnjë e më shumë.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit të kaluar janë investuar 379 milionë euro, duke regjistruar shifrën më të lartë ndonjëherë, ose 17% më shumë se në vitin 2023.
“Të huajt po e shohin Shqipërinë si një mundësi e cila përdoret pothuajse përgjatë gjithë vitit. E para është lokacioni i Shqipërisë, duke qenë shumë afër me vende të zhvilluara për turizmin, siç është pjesa e Kroacisë, pjesa e Malit të Zi, siç është pjesa e Greqisë. Në të njëjtën kohë, vazhdohet të investohet në Shqipëri edhe për shkak të sistemit të taksimit. Nëse do të kishim qytetarët e Gjermanisë, apo të Polonisë, apo të Çekisë, do të kishin një pasuri të dytë ose të tretë në vendin e tyre, do të paguanin shumë më shumë taksa se ç’do paguanin në Shqipëri,” shprehet drejtori ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria.
Vija bregdetare e vendit, e shoqëruar nga faktorë të tjerë ekonomikë, po bën që të huajt të blejnë gjithnjë e më shumë prona në bregdet, duke rritur edhe vlerën e tyre – kryesisht në rajonin e jugut, ku gjatë vitit të shkuar çmimi për metër katror arriti deri në 4 mijë euro.
“Me përqasjen e investimit në Sazan apo në Durrës dhe Vlorë, kemi pasur interes edhe nga vendet përtej oqeanit, po themi pjesa e Amerikës. Sepse ata perceptojnë që, kur Amerika investon në Shqipëri, patjetër që ka garanci të shtuara dhe të investohet në Shqipëri,” tregon në të tjera Reinaldo Pipiria.
24% e investimeve të huaja të kryera në Shqipëri kanë qenë në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke e bërë atë sektorin më tërheqës për kapitalin e huaj.
Ndërkohë, Banka e Shqipërisë vlerëson se deri në fund të vitit të shkuar, stoku i investimeve në këtë sektor ka arritur deri në 2 miliardë euro.
Sondazh

Dritaret me panele diellore që mund të kthejnë ndërtesa të tëra në termocentrale thyejnë rekordin e energjisë elektrike!
Studiuesit në Danimarkë kanë vendosur një rekord të ri botëror në efikasitetin për konvertimin e dritës së diellit në energji elektrike duke përdorur dritare......

Sllovakia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për rastet e shumta të kafshëve të infektuara!
Sllovakia po vazhdon përpjekjet e saj për të çliruar vendin nga sëmundjet Afta Epizootike, pasi të martën u shpall një gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë......

Paketa e Maleve, Rama fton emigrantët të investojnë: 500 projektet e para 10 vjet pa taksa!
Nga Shkodra kryeministri Edi Rama prezantoi ligjin e sapomiratuar “Paketa e Maleve”, që ka në fokus rritjen e investimeve në zonat malore të vendit përmes......

Kenia njeh Kosovën – Bëhet shteti i 118-të që njeh pavarësinë! Pacolli: Rama e Begaj më kanë mbështetur!
Shteti i kontinentit afrikan, Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës ka njoftuar kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, duke thënë se Kosova shkruan......

“70 miliardë euro për të lehtësuar lëvizjen e ushtrisë” - Komisioneri i BE-së thekson nevojën për të përshtatur infrastrukturën rrugore
Bashkimi Evropian ka nevojë për një investim prej 70 miliardë eurosh për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të mundësuar lëvizjen e shpejtë të ushtrisë......

Pse BE-ja po u kërkon qytetarëve të saj të krijojnë një paketë urgjence 72-orëshe për të përballuar krizat?!
BE-ja dëshiron që çdo shtet anëtar të zhvillojë një paketë mbijetese 72-orëshe për qytetarët që të përballen me çdo krizë të re që mund të shfaqet si pjesë e......

Rusia, Ukraina bien dakord për armëpushim në Detin e Zi - Marrëveshja përfshin ndalimin e sulmeve kundër infrastrukturës energjetike
Rusia dhe Ukraina arritën marrëveshje për të ndaluar sulmet në Detin e Zi. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara do të angazhohen për të hequr disa sanksione ndaj......

Cili sektor përthith më shumë investime të huaja? - BSH: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me rritjen më të madhe në 2024
Gjatë vitit 2024 kanë dominuar investimet e huaja në pasuri të paluajtshme, në aktivitete financiare dhe të sigurimit, si dhe në sektorin e energjisë......