Të dhënat personale, cilat janë detyrimet e bizneseve? - Dervishi: Merrni masa të zbatoni ligjin e ri. Risi, detyrimi për fshirje
Bizneset kanë detyrim të zbatojnë ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të garantojnë klientët e tyre se këto të dhëna nuk do të shpërdorohen. Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë organizuar një forum me bizneset që synon zbatimin sa më efikas të ligjit të ri.
“Ligji i ri siguron mbrojtjen më të mirë të subjekteve të mbrojtjes së të dhënave, përcakton më qartë të drejtat dhe detyrimet e çdo kontrolluesi dhe përpunuesi, zgjeron të drejtat e individëve mbi të dhënat e tyre, të drejtën për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike dhe të drejtën për tu harruar, që është një risi e cila detyron biznesin, platformat online që të fshijnë të dhëna që nuk janë më të nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë mbledhur. Bizneset duhet të marrin masa më të forta për të mbrojtur të dhënat personale kundër humbjes, aksesit të paautorizuar ose keqpërdorimit.”
“Ne të gjithë duhet ta heqim atë kontekstin e frikës nga gjobat dhe të fillojmë të ndërgjegjësohemi se çfarë duhet të përgatisim më mirë në të gjithë bizneset tona, çfarë duhet të dimë më mirë në mënyrë që të parandalojmë atë proces që të gjithë e kemi merak dhe ta shikojmë në këndvështrimin pozitiv sa do të na vlejë zbatimi i këtij ligji për bizneset tona.”
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të ofrojë module trajnimesh për bizneset me qëllim që të përmbushin në mënyrën e duhur detyrimet që rrjedhin nga ligji i ri i cili është tërësisht si legjislacioni i BE-së.
Sondazh

Rama jep lajmin: "Air Kosova" së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”. “Për ata që thonë se ky është fluturim “fake”......

“Taksa më të ulëta dhe kosto jetese më e mirë” - Investitori Italian në Shqipëri: Ky vend ka shumë benefite për të investuar
Joshja e të huajve për të investuar në Shqipëri është një trend që vazhdon të rritet muaj pas muaji. Një shembull i tillë është edhe rasti i Davide Falso,......

Certifikohet pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës/ Balluku: Moment historik, operacional me të gjitha shërbimet në verë
Në aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës, u krye sot fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore. Pas......

Fed nuk ndryshon normat e interesit - Inflacioni dhe papunësia e lartë rrisin rrezikun e stagflacionit në SHBA
Rezerva Federale e mbajti normën e saj në 4.3% për takimin e tretë radhazi, pasi e uli atë tre herë rresht në fund të vitit të kaluar. Shumë ekonomistë dhe......

Inflacioni ngjitet në 2.3% në Prill/ Zarzavatet, sërish kampione të rritjes së çmimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Prill të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.3%, nga 2.1% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më......

Ndarja e Google “bashkon” SHBA-në dhe BE-në - Çështja ligjore amerikane mund të nxisë hetimet e bllokut mbi konkurrencën
Thirrja e zbatuesve të ligjit të konkurrencës në Shtetet e Bashkuara për të ndarë Google mund ta inkurajojë BE-në, ndërsa blloku kërkon të shtyjë përpara......

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave/ Dervishi: “Shënon progres të madh, tani sfidë zbatimi i plotë i tij!”
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bashkëorganizoi me Dhomën Amerikane të Tregtisë (AmCham) një forum......

Borxhi i jashtëm arrin në 6.4 miliardë euro - Mbi 81% është në monedhën e përbashkët evropiane. Ndikim, Eurobondi
Borxhi i jashtëm që qeveria ka marrë për të përmbushur nevojat e saj për financim që lidhen kryesisht me investime në infrastrukturë dhe shërbime publike......