Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 10:41

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit - 3-mujori/ Mblidhen 168 milionë euro më shumë. TAP rritje me 35.7%

Nga Elisabeta Dosku

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit - 3-mujori/ Mblidhen

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah se krahasuar me periudhën janar-mars 2024 , u mblodhën rreth 16.8 miliardë lekë më shumë ose rreth 10.2 %.

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat rezultuan me një rritje prej 15.2 miliardë lekë në 3-mujor.

Tatimi mbi të ardhurat personale ka qenë zëri që ka dhënë kontributin kryesor në këtë performancë, me një rritje prej 35.7% , 5.5 miliardë lekë, apo afro 55 milionë euro.

Konkretisht, Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 20.7 miliardë lekë, dhe me tejkalim të planit me rreth 18.5%.  Në këtë zë, veç reformës së rritjes së pagave në administratën publike dhe reformës antiinformalitet, kanë ndikuar ndjeshëm dhe të ardhurat e mbledhura nga detyrimet e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, ku këtë vit numri i të punësuarve që deklaruan u dyfishua në raport me një vit më parë.

Të ardhurat nga TVSH, u arkëtuan në vlerën e 56.6 miliardë lekëve, me një kapërcim prej 4.8 miliardë lekësh në raport më një vit më parë.

Nga taksat nacionale u arkëtuan 12 miliardë lekë, me një rritje prej 1 miliardë lekësh në raport me 3 mujorin 2024 dhe nga tatim fitimi u arkëtuan 17.3 miliardë lekë.

Me rritje 11.9% ka qenë edhe të ardhurat  sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan në 43.9 miliardë lekë, apo afro 4.7 miliardë lekë më të larta se marsi 2024.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 3 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 8.2 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka qenë 1.9 miliardë lekë më shumë ose rreth 31 % më i lartë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe këtë fillim jave vijon të humbasë pikë pasi është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.3 lekë në raport me javën që lamë pas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat