Tatimet të korrigjojnë gabimet e bizneseve - Rekomandimi/ Të lehtësohen kur regjistrohen në përgjegjësi tatimore që nuk u takon

Një rekomandim i ri synon të përmirësojë procedurat tatimore për rastet kur tatimpaguesit e regjistruar rishtaz përfshihen gabimisht në përgjegjësi tatimore që nuk u takojnë.
Sipas raportit të Avokatit të Tatimpaguesve për vitin 2025, në disa raste administrata tatimore, për shkak të gabimeve njerëzore, mund të regjistrojë një biznes si subjekt të një takse apo detyrimi tatimor që në fakt nuk i përket atij.
Raporti thekson se ky gabim procedural krijon vështirësi për tatimpaguesit, të cilët detyrohen të ndjekin procedura shtesë për korrigjimin e situatës, duke humbur kohë dhe duke përballuar kosto administrative apo financiare.
Për të adresuar këtë problem, Avokati i Tatimpaguesve rekomandon ndërhyrjen në udhëzimin procedural tatimor për të përcaktuar rregulla të qarta dhe të detajuara mbi mënyrën se si mund të korrigjohen këto gabime nga vetë organi tatimor.
Sipas propozimit, administrata tatimore duhet të ketë të drejtën të korrigjojë përgjegjësinë tatimore të vendosur gabimisht para afatit të deklarimit, pa qenë e nevojshme që tatimpaguesi të ndjekë procedura të gjata administrative.
Vendosja e një procedure të tillë do të ndihmonte në uljen e kostove kohore dhe financiare për bizneset, veçanërisht për ato që sapo kanë nisur aktivitetin e tyre. Njëkohësisht, kjo do të rriste besueshmërinë e tatimpaguesve ndaj administratës tatimore dhe do të përmirësonte efikasitetin e sistemit fiskal.
Raporti thekson gjithashtu se në çdo rast kur pretendohet një gabim i tillë, duhet të provohet se tatimpaguesi nuk ka qenë në dijeni dhe nuk ka pasur qëllim për kryerjen e këtij veprimi. Për këtë arsye, dokumentacioni dhe procedurat për sistemimin e gabimeve duhet të përcaktohen qartë në udhëzimin procedural tatimor, në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit.
Sipas rekomandimeve, një rregullim i tillë do të krijonte më shumë siguri juridike për bizneset dhe do të përmirësonte funksionimin e marrëdhënies mes tatimpaguesve dhe administratës tatimore.
Dëmtim i qëllimshëm në Urën e Milotit, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht
Vetëm pak ditë pasi u rikonstruktua dhe u hap për qarkullimin e automjeteve Ura e Milotit ka rënë pre e hajdutëve të cilët kanë tentuar të grabisin fugat......
“Strehim i përballueshëm”, Rama: Fond të posaçëm dhe kredi me interesa zero
Kredi me interes zero dhe ngritja e një fondi kombëtar për strehimin. Këto janë zgjidhjet që qeveria kërkon të japë për të adresuar atë që kryeministri Rama......
Ndryshimet në ligjin për pastrimin e parave, ministri Malaj: Forcim i integritetit të sistemit tonë financiar
Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Në paraqitjen e ndryshimeve ministri i......
Zgjerimi i aksit Tiranë – Durrës, Karakaçi: Korsitë e reja hapen në javën e parë të muajit maj
Autostrada e zgjeruar Tiranë – Durrës do të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda javës së parë të muajit maj. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,......
“Ndërtimi transformoi vendin” - Rama dhe Ibrahimaj, takim me përfaqësues të sektorit: Ka rritur ekonominë
Ndërtimi është sektori që transformoi vendin. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrësit në fushën e ndërtimit. Ai shtoi se ky......
Rriten vetëprodhuesit e energjisë - ERE: Në 2025-ën u shtuan 1,135 klientë, 27.96% më shumë se një vit më parë
Numri i konsumatorëve që po prodhojnë vetë energjinë elektrike për nevojat e tyre ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025. Të dhënat e publikuara në raportin......
Dibranët dhe kuksianët, ndër më tradicionalët/ Regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve. Vlora renditet e para
Të dhënat nga INSTAT mbi statusin civil nxjerrin një hartë me kontraste të forta mes qarqeve të vendit, ku martesa dhe divorci nuk shpërndahen njësoj në të......
Ibrahimaj: Sektori i ndërtimit, motor i rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një takim të zhvilluar së bashku me Kryeministrin Edi Rama, dhe përfaqësues të biznesit në......


