Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2026, 15:24

Tatimet: Të ardhurat në maj 2026 arrijnë 36.5 miliardë lekë, 10.6% më shumë se një vit më parë

Nga Edel Strazimiri

Tatimet: Të ardhurat në maj 2026 arrijnë 36.5 miliardë

Të ardhurat tatimore kanë vijuar trendin pozitiv edhe gjatë muajit maj 2026, duke regjistruar një rritje të ndjeshme si ndaj planit të parashikuar, ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale neto për muajin maj arritën në 36.5 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 2.3 miliardë lekë, ose 6.8% më shumë nga sa ishte parashikuar.

Po ashtu, krahasuar me majin e vitit 2025, të ardhurat janë rritur me 3.5 miliardë lekë, që përkthehet në një rritje prej 10.6% në baza vjetore.

Administrata Tatimore vlerëson se rezultatet reflektojnë performancën pozitive të ekonomisë shqiptare, si dhe efektet e masave të ndërmarra për formalizimin e ekonomisë, përmirësimin e administrimit tatimor dhe rritjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve fiskale nga bizneset dhe qytetarët.

Sipas Tatimeve, tendenca e rritjes së të ardhurave mbështet objektivat për forcimin e financave publike dhe garantimin e burimeve të nevojshme për financimin e politikave zhvillimore të vendit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat