Tatimet, sms qytetarëve me prona në AirBnB - Deklaroni të ardhurat dhe korrigjoni deklaratat! Paralajmërohen penalitete

Administrata tatimore ka identifikuar individët të cilët japin banesa me qira afatshkurtër dhe krijojnë të ardhura përmes platformës AirBnB.
Në një njoftim zyrtar të dërguar individëve që rezultojnë të kenë përfituar të ardhura nga këto aktivitete, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u bën thirrje qytetarëve të deklarojnë fitimet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas njoftimit, të dhënat janë siguruar përmes bashkëpunimit me platformën AirBnB, duke mundësuar identifikimin e personave që kanë realizuar të ardhura nga qiradhënia afatshkurtër. Administrata vlerëson ata që kanë kryer deklarimet e sakta qoftë nëpërmjet Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale si individ, apo nëpërmjet Deklaratës Vjetore të të Ardhurave të Biznesit si subjekt, ndërsa bën apel për ata që nuk kanë kryer deklarimin, që të përmbushin detyrimet sa më shpejt.
Tatimet theksojnë gjithashtu se individët kanë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e pasakta pa penalitete shtesë, nëse veprojnë në kohë.
Administrata Tatimore bën me dije se është aktualisht në fazën e analizës së të dhënave të deklaruara dhe paralajmëron se për të gjitha rastet e konstatuara me mosdeklarim apo pasaktësi në deklarim, do të kryhen rivlerësimet përkatëse dhe do të aplikohen penalitetet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Ky zhvillim vjen në kuadër të përpjekjeve për të rritur formalizimin e ekonomisë dhe për të siguruar një konkurrencë më të drejtë në tregun e akomodimit turistik.
Të dhënat më të fundit nga Administrata Tatimore, që i referohen vitit 2024 tregojnë se mbi 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes platformës Airbnb në Shqipëri. Vlera totale e rezervimeve arriti në 3,8 miliardë lekë, ose rreth 40 milionë euro, ndërsa komisionet e platformës kapën vlerën 167,5 milionë lekë
Tashmë qiratë afatshkurtra janë kthyer në një biznes të mirëfilltë edhe për shumë individë të cilët marrin me qira afatgjatë struktura të ndryshme dhe më pas i japin me qira ditore, ndërsa një e ardhur ekstra për një segment tjetër qytetarësh të cilët kanë një apartament në pronësi në të cilin nuk banojnë dhe e punojnë atë përmes platformave Booking dhe AirBNB.
Tatimi që duhet të paguajnë qytetarët është 15 % mbi të ardhurat e akumulura.
9 nga 10 bankierë fitojnë të paktën 1 mln euro/vit - Raporti i Autoritetit Bankar Evropian: Më të paguarit, kryesisht meshkujt
Bankierët më të paguar të Evropës mbeten kryesisht meshkuj, pavarësisht një grupi në rritje të personave që fitojnë nga miliona euro, tregoi një raport nga......
Digjitalizohen 90% e kartelave të pronësisë - ASHK: I gjithë procesi përfundon në muajin qershor
Rreth 90% e kartelave të pasurisë në të gjithë vendin janë tashmë të digjitalizuara. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se brenda muajit qershor......
Drejtori i Doganave, takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Vjetor të Drejtuesve të Doganave të rajonit të Evropës, që po zhvillohet në Bruksel, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave,......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te lehta përgjatë këtyre ditëve e ka mbyllur këtë javë në kuota të qëndrueshme duke mos pësuar lëvizje të ndjeshme nga dita e......
“BE mund të përballet me recesion” - FMN parashikon që inflacioni të arrijë në 5%
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) thotë se BE duhet t'u përgjigjet goditjeve energjetike me politika të disiplinuara që mbrojnë grupet vulnerabël dhe forcojnë......
Britania do heqë taksën e karbonit në prodhimin e energjisë - Synohet të lehtësohet presioni ndaj faturave të rritura
Taksa e karbonit mbi prodhimin e energjisë elektrike në Britani do të hiqet nga prilli i vitit 2028, tha qeveria, ndërsa kërkon të frenojë çmimet e energjisë......
Makinat elektrike në Evropë - Cilat vende ofrojnë mbështetjen më të madhe në vitin 2026?
Vendet evropiane kanë mbështetur prej kohësh shitjet e automjeteve elektrike, por kriza e fundit energjetike e lidhur me luftën në Iran ka nënvizuar rolin e......
7.9 mld euro për modernizimin e transportit - Draft strategjia 2026-2030, rrugë e hekurudha për integrimin në rrjetin evropian
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, një dokument që......


