Tatimet referojnë 95 çështje në prokurori - Fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, preken 133 subjekte

Sektori i Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Sektorin e Administrimit dhe Analizës, si dhe, me Sektorin e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë referuar gjithsej gjatë vitit 2025, 95 çështje në Prokurori, të cilat përfshijnë 133 subjekte.
Çështjet lidhen kryesisht fshehje të ardhurash, mospagim të tatimeve dhe pastrimin e produktit të veprës penale, etj.
Referuar raportit të Tatimeve, nga përmbledhja e të dhënave, vlerat totale të detyrimeve të evidentuara sipas neneve të Kodit Penal nga Drejtoria e Hetimit Tatimor rezulton në afro 10.8 miliardë lekë.
Shkelje janë evidenuar në nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal. Konkretisht neni 180 citon se “Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet” . Dhe neni 181 i citon se “Mospagimi i taksave dhe tatimeve brenda afatit të caktuar, me gjithë mundësinë e pagimit të tyre, nga personi ndaj të cilit janë marrë më parë masa administrative për këtë qëllim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. Vlera e shkeljeve të konstatuara në këto dy nene arrin në 10.3 miliardë lekë.
Për shkelje që lidhen me Neni 144 të Kodit Penal ku citohet se “Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet”, konstatohet një vlerë prej rreth 71 milionë lekësh. Ndërsa në nenin 287 që lidhet me pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale është konstatuar një vlerë shkeljesh që arrin në 517 milionë lekë.
Gjatë vitit 2025, Sektori i Hetimit ka marrë dosje të deleguara nga Prokuroritë për çështje të ndryshme penale. Këto hetime janë kryesisht në drejtim të veprave penale të “Fshehjes së të ardhurash”, “Mospagimit të taksash dhe tatimeve”, “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Pastrimit të produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale.
Po ashtu, sektori i Hetimit ka bashkëpunuar me autoritetet e huaja përmes letërporosive, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe mbështetjen e hetimeve në çështje komplekse ndërkombëtare. Ky bashkëpunim ka mundësuar ndjekjen e veprave penale me elementë ndërkufitar dhe rritjen e efikasitetit të hetimeve tatimore dhe financiare.
Privatësia, si do të trajtohen të dhënat biometrike dhe gjenetike? - Komisioneri Dervishi: Garanci për qytetarët dhe standard për administratën
Mbrojtja e të dhënave personale në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë publike, si dhe roli i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale ishin në......
“Për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi” - Rama: Samiti i përbashkët me Izraelin, mundësi për të garantuar sigurinë kibernetike
Samiti Shqipëri-Izrael bën bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit......
Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet tejkalojnë lindjet me 368 më shumë. Gjirokastra, më rënien më të madhe
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje vit pas viti, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat......
Industria e qumështit përballë standardeve të BE - Raport për 253 subjekte. Qeveria, gati një plan mbështetjeje për sektorin
Subjektet që operojnë në industrinë e qumështit duhet të plotësojnë standardet që kërkon Bashkimi Europian, në mënyrë që të rezistojnë në treg pas......
Pse qumështi na kushton shumë? Fermat e vogla/ Një lopë në BE prodhon 2.5 herë më shumë se në Shqipëri
Integrimi europian i Shqipërisë do të kërkojë standarde më të larta në sigurinë ushqimore, gjurmueshmëri, higjienë dhe cilësi të lëndës së parë. Për sektorin......
“Negociatat për 3 kapituj me BE, drejt mbylljes” - Kryenegociatorja: Marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, më të avancuarit
Për kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbylljen e negociatave me BE. Kështu......
Shtëpia si formë biznesi, ku ia vlen të blesh në Tiranë? Apartamentet në periferi po rikuperojnë investimin më shpejt se zonat luksoze
Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të......
Kontroll skemave iraniane të pastrimit të parave - Thesari Amerikan u kërkon bankave vendase të rrisin vëmendjen
Në një përpjekje për të çmontuar sistemet e sofistikuara financiare të përdorura nga Irani për të anashkaluar kufizimet tregtare ndërkombëtare dhe për të......


