Tatimet mbledhin 445 milionë euro në Gusht - Rritje me 11.2%, ndikim turizmi dhe pagat

Muaji Gusht ka shënuar ecuri të mirë në mbledhjen e të ardhurave tatimore. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që lamë pas, të ardhurat totale neto arritën në 41.3 miliardë lekë apo afro 445 milionë euro, duke tejkaluar si planin e muajit, ashtu edhe nivelin e një viti më parë.
Konkretisht të ardhurat rezultuan 0.5 miliardë lekë, ose 1.3% mbi planin, ndërsa krahasuar me gushtin 2025 u arkëtuan 4.2 miliardë lekë më shumë, me një rritje prej 11.2%.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar.
Ndër zërat me rritjen më të lartë është Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili lidhet drejtpërdrejt me konsumin në rritje të mallrave dhe shërbimeve përgjatë këtij muaji, nxitur nga fluksi i turistëve dhe ardhja e emigrantëve.
Tatimi mbi të ardhurat personale përbën një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në rritjen e të ardhurave tatimore. Ecuria pozitive e këtij zëri lidhet, ndër të tjera, me rritjen e nivelit të pagave në administratën publike dhe në sektorin privat, si dhe me masat e ndërmarra në kuadër të reformës kundër informalitetit.
Në këtë drejtim, masat për formalizimin e aktivitetit ekonomik, përfshirë faturimin elektronik dhe intensifikimin e kontrolleve në terren, duket se kanë ndikuar në rritjen e deklarimit të të ardhurave dhe, për rrjedhojë, në zgjerimin e bazës së tatueshme.
Një ndikim të rëndësishëm në të ardhurat e mbledhura ka pasur edhe dorëzimi i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025). Përmes këtij procesi, individët që kanë rezultuar me detyrime tatimore kanë kryer pagesat përkatëse, duke kontribuar në rritjen e arkëtimeve gjatë periudhës.
Në të njëjtën linjë janë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore, të administruara nga Administrata Tatimore, të cilat kanë shfaqur një tendencë rritëse në muajt e fundit. Kjo ecuri reflekton efektet e reformës së pagave, si dhe masat e ndërmarra për reduktimin e nëndeklarimit të pagave dhe formalizimin e marrëdhënieve të punës.
Një faktor tjetër me ndikim është vendosja e pagave referencë në disa sektorë si turizmi, ndërtimi dhe mjekësia, si dhe rritja e pagës minimale, e cila prej 1 janarit 2026 është përcaktuar në 50 mijë lekë.
“Shërbime të aksesueshme për të gjithë” - Drafti për personat me aftësi të kufizuar, gjoba bizneseve deri në 5 mln lekë
Një projektligj i ri për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë......
BE kërkon rezultate konkrete nga Kina - Tetori, afati i fundit për të arritur marrëveshje tregtare. Në të kundërt, tarifa
Pekini duhet të japë “rezultate konkrete” deri në tetor, ose do të përballet me “masa më të ashpra”, paralajmëroi Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit......
Shpenzimet turistike arrijnë 82 miliardë euro - Spanja thyen rekordin. Mbi 58 milionë vizitorë deri në korrik
Spanja ka shënuar një tjetër rekord në turizëm, duke pritur 58.1 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë periudhës janar–korrik 2026. Shifra përfaqëson një......
Si ka ndryshuar fuqia ekonomike e BE? - Gjermania dominon kontinentin në 20 vite
Gjermania mbetet ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian, por pesha e ekonomive kryesore të bllokut ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit. Sipas......
Çfarë peshe ka Shqipëria në hartën globale? Renditemi në vendin e 143-të, pesë shtete mbajnë rreth 40% të tokës së botës
Në hartën e botës, diferencat mes shteteve janë shumë më të mëdha nga sa mund të duken në pamje të parë. Vetëm pesë vende kontrollojnë rreth 40% të......
Zyra e Komisionerit zgjeron profilin ndërkombëtar, bëhet pjesë e Koalicionit për Transparencën Proaktive
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i është bashkuar zyrtarisht Koalicionit për Transparencën Proaktive, një......
Licencohen 131 MW energji në 8 muaj - Dielli dominon me 122.3 MW, asnjë licencë e re për centralet e erës
Rreth 131 MW kapacitete të reja për prodhimin e energjisë elektrike janë licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë periudhës janar–gusht 2026. Sipas......
Më pak shqiptarë po investojnë në letra qeveritare - AMF: Investimet e individëve në bono e obligacione bien me 13.2%
Shqiptarët po i largohen gjithnjë e më tepër investimit në tituj qeveritarë. Në gjysmën e parë të 2026, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen......

