Tatimet mbledhin 385 milionë euro në Gusht/ 9-mujori, turizmi dhe konsumi rrisin ndjeshëm të ardhurat
Falë sezonit turistik dhe konsumit të shtuar, administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale e realizuar për muaji Gusht 2025 , kanë kapur shifrën 38.5 miliardë lekëve apo 385 milionë euro.
Në krahasim Gusht 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 24 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 6.5 %.
Ndërsa në raport me planifikimin e bërë rritja e të ardhurave regjistrohet në 14 milionë euro.
Në 8 mujor të ardhurat tatimore arrijnë në 188.5 miliardë lekë, me rritje prej 36.4 miliardë lekë në raport me janar-gusht 2024.
Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitivie përgjatë gjithë vitit.
Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë, ndjekur nga tatimi mbi të ardhurat personale i cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.
Po ashtu një tjetër zë që po njeh rritje progresive lidhet me të hyrat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së pagave dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre.
Tatimi mbi fitimin dhe Taksat nacionale gjithashtu e kanë nisur vitin me performancë pozitive sa i takon kontributit në buxhetin e shtetit.

“Ndizet” beteja teknologjike SHBA-Kinë/ Uashingtoni bllokon dërgesat e çipeve drejt Pekinit
Qeveria amerikane ka revokuar autorizimin që i lejonte kompanisë Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) të dërgonte lirshëm pajisje thelbësore nga......

Gjermani, 5.4 trilionë euro për transformimin energjetik/ Nevojitet qasje më efikase për të lehtësuar bizneset dhe konsumatorët
Dhoma Federale e Industrisë dhe Tregtisë në Gjermani ka paralajmëruar se strategjia aktuale për transformimin energjetik mund t’i kushtojë ekonomisë së......

Pagesat elektronike, Banka e Shqipërisë ul ndjeshëm komisionet/ Synohet përafrimi me standardet ndërkombëtare
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rregulloret e rishikuara për sistemet e pagesave AIPS, AIPS EURO dhe AECH, si dhe për funksionimin e......

Paga e punonjësve, “motor” i kostove në ndërtim/ Çmimet në sektor ngadalësojnë ritmin, por vijojnë me rritje edhe në T2
Çmimet në ndërtim po lëvizin, por me hapa të kujdesshëm. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për tremujorin e dytë të vitit 2025 arriti në 113,5, duke treguar një......

Zyra e Komisionerit takim me drejtuesit e Bankave/ Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, sfidë dhe mundësi për sektorin bankar
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare......

“Më shumë aplikime në inxhinieri dhe informatikë”/ Xhelaj: Mjekët, policët, dhe arkitektët e ardhshëm, mbyllin regjistrimet
Mbi 50% e maturantëve kanë mbyllur regjistrimet në degët e universiteteve. Në një intervistë për Scan TV kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj......

Sa para qarkullojnë në Shqipëri? BSH: Sasia është rritur me 15% që prej vitit 2022
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 903 miliardë lekësh në muajin korrik, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......

Zjarret, si do të dëmshpërblehen blegtorët? Kullolli: 40 grupe në terren. Është bërë evidentimi i dëmeve
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me anë të 40 grupeve të veterinerëve të shpërndarë në të gjithë territorin e vendit, ka bërë......