Shqipëria Postuar më 7 Maj 2025, 10:02

Tatimet mbledhin 379 milionë euro në Prill - Të ardhurat nga pagat dhe konsumi tejkalojnë planin në 4 mujor

Nga Elisabeta Dosku

Tatimet mbledhin 379 milionë euro në Prill - Të ardhurat nga

Administrata tatimore ka arkëtuar afro 379 milionë euro vetëm përgjatë muajit Prill të këtij viti.

Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  të ardhurat përgjatë muajit që lamë pas janë 3.6 miliardë lekë apo afro 36 milionë euro krahasuar me Prill 2024.

Po ashtu edhe në raport me planifikimin e bërë, të ardhurat tatimore kanë kapërcyer me 3 milionë euro.

Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet.

Gjatë 4-mujorit 2025, të ardhurat arritën në 153.9 miliardë lekë apo rreth 1.5 miliardë euro, duke tejkaluar planin me 12 milionë euro  dhe me një rritje të konsiderueshme prej 15.9 miliardë lekë apo 159 milionë euro krahasuar me 4-mujorin 2024.

Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të cilat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme për shkak edhe të pagesës së detyrimeve tatimore përmes DIVA-s dhe rritjes së numrit të punonjësve që kanë plotësuar këtë deklaratë.

Po ashtu, kontribut të rëndësishëm ka edhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë, 

Po ashtu një tjetër zë që po njeh rritje progresive lidhet me të hyrat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre.
Tatimet mbledhin 379 milionë euro në Prill - Të ardhurat nga Tatimet mbledhin 379 milionë euro në Prill - Të ardhurat nga

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat