Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2025, 11:52

Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset - 7-mujori, rriten të ardhurat nga tatim-fitimi me 10 milionë euro

Nga Elisabeta Dosku

Tatimet mbledhin 370 milionë euro nga bizneset - 7-mujori, rriten të

Sipërmarrjet në vend  kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar,  cila regjistrohet në afro 37 miliardë lekë apo 370 milionë euro vetëm në 7 muajt e parë të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë rritje me 10 milionë euro apo në 2.9 % raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por krahasuar me planifikimin e bërë rezulton një rënie me 0.9 %.

Megjithatë, duket se vetëm në muajin Korrik, buxheti i shtetit ka arkëtuar 39 milionë euro nga ky zë, duke shënuar vlerën më të lartë në raport me muajin Korrik të viteve të  mëparshme.

Nëse do të marrim në analizë të ardhurat në 7-mujor për dekadën e fundit, tatimi i paguar mbi fitimin e bizneseve ka pasur një rritje progresive nga viti në vit.

Kështu nga 153 milionë euro në 2015-ën në 370 milionë euro në 2025, rritja regjistrohet në 141%.

Kjo tregon rritje të konsumit dhe të qarkullimit nga ana e bizneseve dhe rrjedhimit të fitimeve dhe tatimit të paguar mbi të.

Sipas të dhënave të administratës tatimorë, aktualisht janë afro 16 mijë sipërmarrje  në të gjithë vendin që paguajnë tatim fitim, pasi bizneset e vogla me qarkullim 0-14 milionë lekë janë të përjashtuara. Shkalla e tatimit mbi fitimin për tatimpaguesit me të ardhura vjetore mbi 14 milion lekë aplikohet në 15% e fitimit të tatueshëm.

Ndërsa këtë vit ka nisur të aplikohet tatim fitim në shkallë progresive nga 15-23 %  për kategorinë e të vetëpunësuarve, nëse kanë më pak se tre klientë.

Aktualisht, Tatimi mbi fitimin zë 24.2 % të të ardhurave tatimore vjetore, duke u renditur në vendin e tretë për nga pesha që zë në buxhet, pas TVSH-së dhe Tatimit mbi të Ardhurat Personale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat