Shqipëria Postuar më 8 Prill 2025, 10:30

Tatimet mbledhin 123 milionë euro më shumë - Janar-Mars 2024, rriten të ardhurat me 11.9%

Nga Elisabeta Dosku

Tatimet mbledhin 123 milionë euro më shumë - Janar-Mars 2024,

Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  të ardhurat totale për 3-mujorin e parë të vitit 2025, kanë kapur shifrën 116 miliardë lekë, apo  0.9 miliardë lekë më shumë se plani.

Në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 12.3 miliardë lekë  apo rreth 123 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 11.9%.

Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat e kanë nisur vitin me perfomancë pozitivie.

Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë,  ndjekur nga tatimi mbi të ardhurat personale i cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim.  

Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Po ashtu një tjetër zë që po njeh rritje progresive lidhet me të hyrat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre.
Tatimi mbi fitimin dhe Taksat nacionale gjithashtu e kanë nisur vitin me performancë pozitive sa i takon kontributit në buxhetin e shtetit.

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 8 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën në vlera negative kundrejt monedhës vendase duket se ka pasur një rikuperim në raport me ditën e djeshme teksa......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video