Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2026, 15:16

Tatimet: Mbi 22 mijë tatimpagues përfitojnë nga faza e parë e faljes me kusht të detyrimeve

Nga SCAN TV

Tatimet: Mbi 22 mijë tatimpagues përfitojnë nga faza e parë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi përfundimin e fazës së parë të procesit të faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara, e cila përfshiu periudhën deri më 30 qershor 2026.

Sipas Tatimeve, mbi 22 mijë tatimpagues përfituan nga kjo fazë, ndërsa u fshinë ose u shuan detyrime tatimore me një vlerë prej rreth 60 milionë eurosh.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se procesi vijon me fazën e dytë të fshirjes automatike, e cila u mundëson tatimpaguesve të përfitojnë falje deri në 25% të detyrimeve për periudhën 2015–2019, për pagesat që do të kryhen brenda muajit dhjetor 2026.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat