Shqipëria Postuar më 9 Korrik 2025, 12:38

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi: Nevojiten ndryshime ligjore dhe mbështetje financiare

Nga Lidion Kulla

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi:

Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e administratës tatimore për të formalizuar sektorin e bujqësisë, por sugjerojnë që të ndërmerren edhe ndryshime ligjore.

Eksperti dhe sipërmarrësi, Alban Zusi shprehet se fermerët duhet të përfshihen në skemën e TVSH-së dhe të ofrohet më shumë mbështetje financiare me grante dhe kredi të buta.

Administrata tatimore ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese ndaj fermerëve dhe bizneseve që merren me tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për shkak se është ndër sektorët më informalë në ekonominë shqiptare. Fushata synon të formalizojë sektorin dhe njëkohësisht të rrisë sigurinë ushqimore.

Eksperti i ekonomisë, Alban Zusi, që ka mbajtur edhe postin e ish-zëvëndësministrit të Bujqësisë, shprehet pro kësaj nisme të administratës tatimore.

Por, Zusi shton se nevojiten edhe ndryshime ligjore, në mënyrë që fermerët të përfshihen në skemën e TVSH-së dhe efektet të jenë afatgjata, jo vetëm në kuadër të një aksioni.

Gjithashtu, ai shprehet se formalizimi i sektorit të bujqësisë duhet të shoqërohet edhe me rritjen e mbështetjes nëpërmjet granteve dhe kredive me interesa të favorshme.

Vetëm pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave, gjatë një takimi me bankat e nivelit të dytë, njoftuan një linjë kredie në vlerën e 30 milionë eurove, me interes 2%, që do të mbështesë sektorin e bujqësisë. Kredia do të mbështesë investimet që rrisin kapacitetin prodhues dhe konkurrueshmërinë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat