Tatimet e doganat mbledhin 672 mln euro në Korrik - Rriten të ardhurat. Ndikim, zgjerimi i konsumit dhe antiinformaliteti

Muaji Korrik ka rritur ndjeshëm të ardhurat tatimore dhe doganore në vend. Referuar të dhënave paraprake të ardhurat e mbledhura gjatë muajit korrik nga të dy institucionet kryesore të administrimit të taksave, shënuan një ecuri pozitive, duke tejkaluar si planin e përcaktuar për muajin, ashtu edhe nivelin e realizuar në korrik të vitit të kaluar.
Konkretisht, sipas të dhënave nga administrata tatimore, të ardhurat totale neto në korrik 2026 arritën në 42.4 miliardë lekë. Ky rezultat është 1.6 miliardë lekë, ose 3.9%, mbi planin e përcaktuar për korrikun 2026.
Krahasuar me korrikun e vitit 2025, të ardhurat rezultojnë 5.1 miliardë lekë më të larta, me një rritje prej 13.8%.
Në të njëjtën linjë është edhe performanca e të ardhurave doganore. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në korrik 2026 u arkëtuan 23.5 miliardë lekë, rreth 223 milionë lekë më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2025.
Rritja e të ardhurave doganore është mbështetur kryesisht në të gjithë zërat, ku rritjen më të lartë e regjistron TVSH-ja në import. Konkretisht, nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar janë mbledhur +108 milionë lekë; Nga renta minerare: +51 milionë lekë; nga akciza neto: +48 milionë lekë; dhe nga taksat doganore: +19 milionë lekë.
Të dhënat tregojnë se TVSH-ja ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e arkëtimeve doganore, e ndjekur nga renta minerare dhe akciza.
Të dy institucionet së bashku kanë arkëtuar 65.9 miliardë lekë apo rreth 672 milionë euro vetëm në muajin Korrik.
Në tërësi, shifrat e korrikut sinjalizojnë një performancë më të mirë të mbledhjes së të ardhurave publike krahasuar me planin dhe me korrikun e vitit 2025, si pasojë edhe e rritjes së konsumit për shkak të sezonit veror, po nga ana tjetër, reflektojnë edhe forcimin e formalizimit, luftën kundër evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor dhe doganor.
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe është shitur me 81.1 lekë në raport me një ditë më parë duke mos pasur luhatje të......
Linjat urbane, detyrim për pajisje me GPS - Rregulla të reja për transportin qytetës dhe rrethqytetës. Afati brenda 30 Shtatorit
Qeveria ka përcaktuar kritere dhe rregulla të reja për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të......
Rezerva strategjike e naftës, nën 300 mln fuçi - SHBA regjistron nivelin më të ulët që nga viti 1983
Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së ra në 298.7 milionë fuçi javën e kaluar, duke kaluar nën shifrën e 300 milionë fuçive për herë të parë në më shumë se......
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi - Të paktën 164 persona. Vijojnë përpjekjet e shpëtimit
Përpjekjet e shpëtimit në të gjithë Kolumbinë perëndimore vazhduan në ditën e dytë të martën, ndërsa punonjësit e emergjencës gërmuan nëpër ndërtesa të......
“Tejkaloni ngërçin politik” - Biznesi, apel klasës politike: Kosovës i duhen institucione funksionale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke kërkuar nga partitë......
Kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm - Në rreth 70% të Francës për shkak të thatësirës
Qeveria franceze tha se gati 70% e vendit po përballet me kufizime në përdorimin e ujit të pijshëm, ndërsa kushtet e thatësirës përkeqësohen për shkak të......
Trump pretendon kontroll të plotë të Hormuzit - Irani vendos kushte për rihapjen e ngushticës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Marina Amerikane ka "100 për qind" kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani këmbëngul që Uashingtoni duhet......
Nga filmat, moti, Saranda dhe kursi i këmbimit/ Çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google?
Kërkimet online gjatë ditëve të fundit tregojnë një miks interesash në vend, nga sporti dhe moti te informacionet praktike dhe destinacionet turistike. Disa......

