Tatimet dhe FMN për “Paqes Fiskale”: Takimet do të vijojnë në funksion të monitorimit të progresit të reformave dhe zbatimit të masave

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj bashkë me ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), zhvilluan një takim me fokus monitorimin dhe vlerësimin e ecurisë së zbatimit të “Paqes Fiskale” dhe ligjit për faljen e detyrimeve tatimore të papaguara.
Në qendër të diskutimeve ishin gjithashtu katër masat kryesore të lidhura me Planin e Rritjes së BE-së, standardet TADAT dhe menaxhimi i borxhit në kuadër të POA 5.
Palët theksuan rëndësinë e vijimit të reformave për modernizimin e administratës tatimore, forcimin e formalizimit të ekonomisë dhe përmbushjen e standardeve evropiane në procesin e integrimit.
Takimet me përfaqësuesit e FMN-së pritet të vijojnë edhe në vazhdim, në funksion të monitorimit të progresit të reformave dhe zbatimit të masave që synojnë rritjen e transparencës, efikasitetit dhe disiplinës fiskale.
Ndërkohë, ligjet për “Paqen Fiskale” dhe faljen e detyrimeve tatimore, për të cilat është miratuar udhëzimi zbatues më 15 maj, parashikojnë një sërë lehtësish për tatimpaguesit, të strukturuara sipas periudhave dhe kategorive të detyrimeve.
Sipas kuadrit ligjor, detyrimet tatimore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014 fshihen plotësisht, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat, ndërsa për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet principali.
Për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019 parashikohet një skemë lehtësimi me dy opsione: fshirje e 50% të detyrimit kryesor nëse pjesa e mbetur paguhet brenda afatit të përcaktuar (10-30 qershor 2026), ose fshirje e 25% të detyrimit nëse 75% e detyrimit shlyhet deri më 31 dhjetor 2026. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
Për periudhën 2020-2024, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht, me kusht që tatimi kryesor të paguhet 100% brenda afateve të përcaktuara, nga 10 qershor deri më 31 dhjetor 2026.
Po ashtu, fshihen gjobat për mosdeklarim ose deklarim me vonesë të deklaratave që i përkasin periudhave deri në 31.12.2024, me kusht që deklaratat e padorëzuara të dorëzohen deri më 30 qershor 2026.
Parashikohen gjithashtu fshirje të gjobave për dorëzim të vonuar të pasqyrave financiare dhe vendimit për destinimin e rezultatit, të llogaritura deri më 31 dhjetor 2024, si dhe fshirje të gjobave dhe interesave të krijuara nga ndryshimet e listëpagesave, si pasojë e akteve ligjore apo nënligjore me efekt prapaveprues ose vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Gjithashtu, fshihen gjobat administrative për periudhat deri më 31 dhjetor 2024.
Përjashtohen nga këto lehtësi subjektet e dënuara me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale tatimore ose doganore, si dhe ato në proces hetimi apo gjykimi për këto vepra, gjatë periudhës së zbatimit të ligjit.
Administrata Tatimore ka ftuar tatimpaguesit të verifikojnë detyrimet në sistemin “e-Filing” dhe të respektojnë afatet për të përfituar nga masat lehtësuese të parashikuara në “Paqen Fiskale”.
Malaj: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të terrorizmit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në konferencën e 5-të ndërkombëtare ministrore “No Money for Terror”, e cila u mbajt në Paris, Francë, nën......
Hita: Situatë e papranueshme në Sarandë, reflektim për rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, me fokus......
Procesi i integrimit europian/ Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në......
Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Kontrolle intensive në terren, 67 masa administrative në 1 muaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm......
Plan operacional për parandalimin e zjarreve/ Lamallari: Rishikim i gradave dhe trajtimit financiar për zjarrfikësit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se është hartuar një plan operacional masash për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret gjatë sezonit......
Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt forcimit të bashkëpunimit në IA dhe investime
Kryeministri Kim Min-seok u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi zyra e Kim,......
Rama në Korenë e Jugut: Bashkëpunim i mëtejshëm me fokus teknologjinë dhe turizmin
Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut së bashku me delegacionin që e shoqëron. Pas takimit me Kryeministrin e......
Shqipëria kryeson Europën për fluturimet komerciale/ Sipas Eurostat, trafiku ajror është rritur ndjeshëm pas pandemisë
Shqipëria vijon të konfirmohet si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit dhe transportit ajror në Europë. Të dhënat e publikuara nga Eurostat......


