Shqipëria Postuar më 3 Janar 2025, 11:01

Tatimet, afat të ri për deklarimin e të ardhurave personale - DIVA, ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë, gjobë pë rata që nuk deklarojnë

Nga Fabjona Pasho

Tatimet, afat të ri për deklarimin e të ardhurave personale -

Tatimet kanë vendosur kushte dhe afate të reja për deklarimin e të ardhurave personale. Këtë vit, duhet të bëjnë deklarimin të gjithë ata individë, të cilët gjatë 2023 janë  paguar mbi 100 mijë lekë në muaj. Afati I fundit I deklarimit është data 31 mars 2025.

Të gjithë të punësuarit që gjatë 2024-ës  kanë pasur pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj, duhet të dorëzojnë për herë të pare Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale për vitin që lamë pas Brenda datës 31 mars.

Me ligjin e 2023-shit të tatimit mbi të ardhurat u vendos që detyrimin për të dorëzuar DIVA-n nuk do e kenë më vetëm ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit (mbi 166 mijë lekë në muaj), por fasha zbriti në 1.2 milionë lekë/viti.

Afati i dorëzimit të deklaratës vjetore nuk është më 30 prilli, por për herë të parë do të jetë data 31 marsi 2025. Këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhurat mbi 50 mijë lekë në muaj për të cilat nuk ka paguar tatim. Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.

Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë. Bazuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, deklaratat e DIVA-s do të jenë objekt analizash nga administrata tatimore dhe do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar të ardhurat e deklaruara me pasurinë që disponon individi.

Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht në e-Filing me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat