Shqipëria Postuar më 11 Janar 2025, 12:10

Tatim fitim 5 %, sa zgjat përfitimi për agroturizmin? - Plani/ Rishikim i normave, matet efektiviteti i tyre

Nga Elisabeta Dosku

Tatim fitim 5 %, sa zgjat përfitimi për agroturizmin? - Plani/

Qeveria do të analizojë efektet e përjashtimeve dhe normave të reduktuara tatimore lidhur me tatimet direkte.

Aktualisht,  bazuar në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, janë disa sektorë që përfitojnë nga përjashtimet apo reduktimet tatimore.

Konkretisht, për personat juridikë të regjistruar përpara 17 maj 2023 (para hyrjes në fuqi të ligjit 29/2023), të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin me normën 5% do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2025.

Për entitetet të cilat zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012, “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, shkalla e tatimit mbi të ardhurat në normën 5% do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2029.

Për personat të cilët zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit, shkalla e tatimit mbi të ardhurat 5% do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2029.

Po ashtu, edhe për entitetet të cilat ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive, shkalla e tatimit mbi të ardhurat 5% do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2029. Për individët e vetëpunësuar, individët tregtar dhe entitetet me qarkullim deri në 14 milionë lekë, norma e tatimit mbi të ardhurat është 0% dhe do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

Të përjashtuar nga tatim fitimi aktualisht janë strukturat akomoduese “Hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”; Personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve si dhe shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të licencuara dhe të subvencionuara.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat