Task Forcë për kontrollet e akseve kombëtare/ Balluku: Një javë kohë për të liruar territoret e segmenteve rrugore
Në kuadrin e aksionit për të pastruar territoret e akseve kombëtare, zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, zhvilloi një inspektim në aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, për lirimin e hapësirave të subjekteve tregtare që rrezikojnë sigurinë rrugore. Zëvendëskryeministrja paralajmëroi ngritjen e një task force e cila do të jetë në terren gjatë gjithë muajit korrik duke këshilluar, paralajmëruar dhe gjobitur të gjithë ato subjekte që janë në kundravajtje.
“Unë do të shtoja, që do të lëmë një afat kohor, duke nisur nga sot e për shtatë ditë, ose për të thënë më saktë në përfundim të muajit korrik, pra deri më 31 korrik, duhen pastruar me vullnet të plotë të gjithë territoret që vijnë afër rrugëve kombëtare. Në rast të kundërt ne do të vazhdojmë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, ku ndodhen akset kombëtare, aty ku ne kemi 3650 km, të cilat janë pjesë e invetarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ne do të ndërmarrim masa dhe gjoba, të cilat as nuk do të fshihen dhe as nuk do të falen.”
Zëvendëskryeministrja Balluku, paralajmëroi se do të zhvendosen kontrollet edhe në zonën e Niklës ndërsa deklaroi se gjithcka monitorohet përmes droneve.
“Sot territori i Shqipërisë kontrollohet me pamje satelitore, kontrollohet me dron dhe në kohë reale, kemi në ekranet e qendrave të monitorimit gjithçka që ndodh në territor, dhe duhet të kemi mirëkuptimin tuaj, dhe duhet të bëhet me vullnet dhe të mos ketë ndërhyrje nga IKMT.”
IKMT në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar do të nis aksionin.
“Ne sot kemi ngritur një task forcë, pikërisht për këtë sektor. Që i takon sektorit të mjedisit, pikave të përpunimit të mermerrit, apo varrezave të makinave. Ne jemi në bashkëpunim dhe me Autoritetin Rrugor, që të fillojmë menjëherë këtë aksion si me gjoba, ashtu edhe me masa të tjera.”

Situata e zjarreve, 34 vatra në 24 orët e fundit/ Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra janë ende aktive, 3 nën monitorim
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin e vatrave të zjarreve në vend. Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të......

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit/ Struktura e re do të monitorojë çdo cep të vendit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot një strukturë të re shtetërore, të quajtur Kryeinspektorati Digjital i Territorit, që sipas tij përfaqëson një tjetër......

“Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!” Çmimet e referencës, Demirxhiu: Të gjithë sytë nga bregdeti
Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut. “Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të......

Akademia e Shkencave drejt reformës në kërkimin shkencor/ Gjinushi: Ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, duhen afruar me standardet europiane
Akademia e Shkencave është angazhuar në reformimin e sistemit të kërkimit shkencor nëpërmjet forcimirt të zgjerimit të njësive ekzituese kërkimore dhe......

Modeli turk i sigurimeve do të zbatohet në Shqipëri/ Si funksionon në Turqi dhe Rumani skema e detyrueshme për tërmetet?
Sipas projektligjit të Ministrisë së Financave për sigurimin e detyrueshëm të banesës nga tërmeti, ky model është frymëzuar nga praktikat e suksesshme......

Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja
Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur masivisht kudo në botë, falë përfitimeve të saj dhe mundësisë që u jep njerëzve për të lehtësuar punët,......

Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta e më të lira në Shqipëri/ Sazani, Marina e Durrësit, Gjiri i Lalzit, “vija e artë” e tregut të pronave
Tregu i pronave në Shqipëri vijon të reflektojë zhvillimet e ndryshme urbane, turistike dhe demografike në të gjithë vendin. Të dhënat më të fundit për......

Hapen aplikimet për drejtor të INSTAT/ Kreut aktual, Elsa Dhuli, i përfundon mandati 5-vjeçar në nëntor 2025
Këshilli i Ministrave ka shpallur thirrjen për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Drejtori i Përgjithshëm......