“Tarifim me fasha për ujin” - Rezoluta për ERRU-në: Të nxitë ujësjellësat ta aplikojnë. Të ulet dhe tarifimi afrofe

Kuvendi i kërkon Enti Rregullator të Ujit të nxitë shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve të aplikojnë tarifa në blloqe apo siç njihet ndryshme tarifim me fasha. Këto tarifa nënkuptojnë që çmimi i ujit, vjen duke u rritur nëse konsumon mbi nivelin e përcaktuar të bllokut të parë, një skemë që synon stimulimin e konsumit të ujit me më efikasitet nga klientët.
“Është edhe aplikimi i tarifave në blloqe, që ka qenë angazhim i të gjitha ndërmarrjeve të ujësjellës - kanalizime dhe vetë AKUK-ut të nxitet për të realizuar si një rekomandim për vitin 2026 që ERRU-i të kërkojë një planifikim të dedikuar financiar për investime të strukturuara, sistematike për instalimin e ujëmatësave në prodhim dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë shoqëritë e ujësjellës - kanalizimeve për aplikimin e tarifave në bllok”, - tha Anila Denaj, kryetare e komisionit parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Në rezolutën për vitin 2026 kërkohet gjithashtu ulje e tarifimit afrofe për konsumatorët.
“Ka aktualisht mënyra matjeje për një pjesë të tyre që nuk kanë matësa, që quhet matje me një sistem dhe metodologji të caktuar e cila duhet të inkurajojë që përgjatë gjithë investimeve të reja që po ndodhin në ujësjellës - kanalizime të ulet dhe përqindja e atyre që janë matje jo me matësa, pra matjet aforfe, në mënyrë që të kemi zero në të ardhmen mundësi për matje aforfe”, - tha Denaj.
Gjatë diskutimeve përpara miratimit të Rezolutës në Komision parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u vu theksi edhe te monitorimi i performancës së ujësjellësave në drejtim të punësimeve. Po ashtu, komisioni kërkoi që brenda muajit Tetor, t’i vihet në dispozicion raporti përkatës, që ndryshe nga vitet e kaluar ka një shtyrje me 6 muaj.
Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë - Durrës - Rinas/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE
Komisioni i ligjeve miratoi marrëveshjen e kredisë për elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas. Kalimi nga projekti fillestar me trena me......
Biznesi i vogël “mban” ekonominë - OECD: Shqipëria përparon në mbështetjen e sipërmarrjes, sfidë digjitalizimi
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vijojnë të mbeten shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar rreth 78% të vlerës së shtuar dhe mbi 82% të......
Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit - Rama: Stërvitje e certifikim edhe për pilotë të NATO-s e Kosovës
Është çelur Shkolla Kombëtare e Fluturimit, e cila do të përgatisë në Shqipëri pilotë dhe kontrollorë të fluturimit sipas standardeve të NATO-s. Kjo Shkollë......
Indeksimi dhe bonuset, rreth 170 milionë euro në 2026-ën/ Objektiv, 400 euro pensioni mesatar dhe 220 euro ai i pjesshëm
Prej datës 1 Korrik po vijon shpërndarjen e bonusit të verës prej 5 mijë lekësh të reja për të gjithë pensionistët. Ndërkohë, pritet që në muajin dhjetor të......
8.9 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë - Investime në barna, shërbime spitalore dhe mbështetje sociale
Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar. Sipas......
Nga hotelet te bujqësia, kush fiton nga turizmi? - Topuzi: Çdo turist që vjen, angazhon në punë shtatë punonjës
Turizmi nuk sjell të ardhura vetëm për hotelet dhe restorantet. Efekti i tij shtrihet te ndërtimi, bujqësia, transporti, tregtia dhe një sërë shërbimesh të......
Pse bonusi i bebes ra me 32.6% në 2025? - 4 671 çeqe me fond rreth 1.48 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar
Shpenzimet për bonusin e bebes ranë ndjeshëm gjatë vitit 2025, në një kohë kur vendi përballet me rënie të lindjeve e plakje të popullsisë. Ekspertët......
Kosova pritet të humbë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes - Nga reformat e pazbatuara, pesë kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve
Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian si pasojë e moszbatimit të reformave. Kryenegociatori i Kosovës me......



