Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2025, 12:35

“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe Kos, në tryezën e përbashkët për Ballkanin Perëndimor

Nga Fabjona Pasho

“Tarifat roaming me BE marrin fund në 2026-ën” - Rama dhe

Tarifat roaming me Bashkimin Europian do të marrin fund në 2026. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në tryezën e përbashkët me komisioneren për zgjerimin, Marta Kos dhe 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.

Rama gjithashtu foli edhe për nismën e Shqipërisë për Identitein digjital, duke qenë një hap para BE-së.

“Tarifat roaming midis BE dhe Ballkanit Perëndimor do të përfundojnë në 2026. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming dhe kemi ulur tarifat, tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga komisioni, roaming light at home, është programi që do i japë fund sistemit të ndryshëm të tarifave. Bisedimet nisin në fillim 2026, Shqipëria do të përfundojë harmonizimin e plotë, deri në prill 2026 jemi gati.

Suksesi ynë i ardhshëm pas SEPA. Roaming nuk ka të bëjë me fatura telefonike, por heqjen e një kufiri tjetër artificial. Identiteti dixhital është gati nga viti i ri në Shqipëri. Kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje atje. 3 pikëkalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi.”

Në fjalën e saj, komisionerja Kos tha se Bashkimi Europian do të jetë një realitet I prekshëm për qytetarët shqiptarë. Ajo shtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të forcojnë bashkëpunimin rajonal, për të forcuar ekonomitë e tyre.

“Sa u përket fondeve të disbursuara, jemi ende nën 10 % të shumës totale, dhe 400 milionë euro nga një paketë prej 6 miliardë eurosh që janë lënë mënjanë për rajonin, pra ne mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë më shumë të gjithë së bashku. Dhe dëshiroj ta përdor diskutimin e sotëm për të planifikuar për pjesën e dytë të zbatimit të planit të rritjes. Pra ku mund të bëjmë më shumë? Në ç’fusha mund t’ju mbështesim ne ju më mirë?

Për shembull vendet tuaja të bëhen pjesë e tregut tonë të përbashkët, e tregut tonë të energjisë, e zinxhirëve tanë europianë të vlerës. Kemi mungesë ecurie në integrimin  ekonomik rajonal, gjë që sjell rritje më të ulët ekonomike. Një treg i përbashkët rajonal funksional do të rriste ekonomitë tuaja me 10%”, tha Kos.

Diskutimi u zhvillua në kuadër të samitit rajonal  “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE", të mbajtur në Tiranë.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat