Tarifat e Trump rrisin vlerën e arit - Si po reflektohet kjo lëvizje në rezervat e Bankës së Shqipërisë?
Tarifat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po prekin vetëm tregtinë e jashtme, por edhe vlerën e arit, një trend që reflektohet edhe në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.
Sipas statistikave të fundit, në fillim të këtij viti, vlera e arit në rezervat e Bankës së Shqipërisë arriti në 292 milionë euro. Krahasuar me muajin e fundit të vitit të kaluar, kjo vlerë u rrit me 7%.
Kjo rritje lidhet drejtpërdrejt me çmimin e arit në tregjet ndërkombëtare, i cili ka arritur nivele rekord. Një onz po këmbehet me 3,030 dollarë, duke shënuar një tjetër rritje historike.
Efekti zinxhir i tarifave të Trump në tregun e arit
Ndikimi i tarifave të vendosura nga administrata Trump ndaj Kinës dhe Meksikës po ndihet edhe në tregun global të arit. Sipas një artikulli të publikuar nga media ndërkombëtare “CNBX”, çmimi i arit ka thyer rekorde kryesisht për shkak të konflikteve gjeopolitike dhe politikave proteksioniste të SHBA-së.
“Çmimet e arit arritën një rekord të ri mbi kufirin kritik prej 3,000 dollarësh të martën, për herë të dytë brenda një jave, ndërsa investitorët kërkuan siguri përballë shqetësimeve ekonomike të nxitura nga tarifat e vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,” – citohet në lajmin e publikuar nga “CNBX”.
E thënë ndryshe, në momente pasigurie ekonomike dhe gjeopolitike, investitorët dhe qytetarët priren të investojnë në ar, pasi ai ruan vlerën dhe funksionon si një aset i sigurt. Vlera e arit filloi të rritet tre vite më parë për shkak të krizave të para gjeopolitike, por tarifat e Trump i kanë dhënë një hov edhe më të madh, duke krijuar një efekt zinxhir në ekonominë globale dhe duke ndikuar edhe në rritjen e vlerës së arit në Bankën e Shqipërisë.
Sondazh

BE planifikon të reduktojë importet e çelikut me 15% - Synon të mbrojë industrinë nga konkurrenca e pandershme, pasojat e tarifave
Komisioni Evropian prezantoi një plan veprimi për industrinë e çelikut dhe metaleve. Në një sektor të karakterizuar nga konkurrenca e fortë ndërkombëtare,......

130 milionë euro më shumë në buxhetin e shtetit - Rriten të ardhurat në janar-shkurt. Udhëheqin pagat dhe konsumi
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 117.3 miliardë lekë në muajin Shkurt ose 102.4 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,......

“1FUTURE”, plani i BE-së kundër ndryshimeve klimatike - Universitetet shqiptare, në “aksion” për një të ardhme të qëndrueshme
Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale, ndaj institucionet ndërkombëtare po ndërmarrin hapa për ta bërë këtë sfidë sa më të menaxhueshme për......

Google “goditet” nga rregullat e BE-së - KE akuzon kompaninë për favorizimin e shërbimeve të saj
Kompania mëmë e Google, Alphabet, u godit me dy akuza për shkelje të rregullave të BE-së, ndërsa rregullatorët e konkurrencës vazhdojnë lëvizjet e tyre......

“23 pagesa digjitale për frymë në 2024” - Sejko: Inovacioni po transformon shërbimet financiare me ritme të shpejta
Një nga ndikimet më të dukshme të inovacionit në shërbimet financiare të Shqipërisë është transformimi digjital i pagesave dhe i bankingut. Vendi ynë po......

“Revolucioni i robotëve humanoidë po afron” - CEO i Nvidia-s paralajmëron përdorimin e tyre në industrinë e prodhimit
CEO i Nvidia-s, Jensen Huang beson se robotët humanoidë mund të përdoren gjerësisht në më pak se pesë vjet në industrinë e prodhimit. Huang zbuloi detaje të......

12.9 milionë euro nga shfrytëzimi i plazheve - Cila nga 6 bashkitë bregdetare mblodhi më shumë të ardhura?
Bashkitë bregdetare kanë rritur arkëtimet nga tarifa e shfrytëzimit të plazheve nga subjektet private, megjithatë nën potencialin e tyre. Referuar të......

Më pak CO2, më shumë ajër të pastër - Janar-shkurt, 77% e mjeteve te reja janë elektrike
Mjetet green po vijojnë të rrisin bindshëm dominancën e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,......