Shqipëria Postuar më 23 Maj 2025, 12:26

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt - Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%, veçanërisht materialet e ndërtimit

Nga Hamit Yzeiraj

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt - Në prill, eksportet

Tarifat e reciproke të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara, mes tyre edhe për Shqipërinë, kanë nisur të japin efekt. Për vendin tonë, është vendosur një tarifë e përgjithshme 10% mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave gjatë muajit të kaluar eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ulën me 30%.

Ndërsa në katër muajt e parë të vitit, rënia arrin në 15%, duke zbritur nga 3,490 ton në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në rreth 3,000 ton këtë vit. Rënia më e theksuar është regjistruar në muajin prill, kur edhe u vendosën tarifat reciproke nga SHBA për Shqipërinë dhe shumë vende të tjera në botë.

Referuar të dhënave zyrtare, ndikimin më të madh në këtë rënie e kanë pasur grupet e materialeve metalike që përdoren në ndërtim, kryesisht giza dhe çeliku që përbënin gati 50% të totalit të mallrave të eksportuara.

Nga 465 ton në prill të vitit 2024, eksportet e këtij grupi ranë në vetëm 2 ton muajin e kaluar. Kjo tendencë rënëse ka nisur që në fillim të vitit, kur SHBA aplikoi tarifa të larta për çelikun dhe aluminin që vijnë kryesisht nga Kina, por që ndikuan edhe mbi vendet e tjera eksportuese, përfshirë Shqipërinë.

Një ndikim më i vogël është vërejtur edhe tek disa produkte bujqësore, si zarzavatet, si dhe tek nënproduktet e qumështit.

Nga ana tjetër, pavarësisht rënies së eksporteve drejt SHBA-së, Shqipëria ka rritur eksportet e metaleve dhe produkteve të tjera me vendet e rajonit, veçanërisht me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë. Eksporti i gizës dhe çelikut është rritur në këto tregje, duke kompensuar pjesërisht humbjet në tregun amerikan.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat