Tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike - ERE miraton vendimin për vitin 2026, sa do paguhet sipas nivelit të tensionit

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mbajë të pandryshuara tarifat e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, për periudhën 1 maj – 31 dhjetor 2026.
Vendimi i bordit të ERE parashikon që tarifa mesatare e shpërndarjes të mbetet në nivelin 5.89 lekë/kWh, ndërsa tarifat sipas niveleve të tensionit vijojnë pa ndryshime. Konkretisht, për klientët e lidhur në tension 35 kV tarifa do të jetë 1.55 lekë/kWh, për ata në nivelin 0.6–20 kV 3.99 lekë/kWh dhe për konsumatorët në tensionin 0.4 kV 6.42 lekë/kWh.
Sipas analizës së kryer nga rregullatori, të ardhurat që gjenerohen nga tarifat aktuale janë të mjaftueshme për të mbuluar kostot operative të operatorit të shpërndarjes dhe për të garantuar vijueshmërinë e shërbimit.
Megjithatë, ERE evidenton se operatori i shpërndarjes vijon të përballet me sfida në aspektin financiar, pasi struktura e kapitalit rezulton ende negative, duke krijuar rreziqe për qëndrueshmërinë në afatmesëm.
Në vendim theksohet gjithashtu rëndësia e garantimit të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, duke nënvizuar se kostoja e ndërprerjeve është më e lartë se çdo komponent tjetër në zinxhirin e furnizimit, çka kërkon minimizimin e tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Ndërkohë, ERE ka lënë të hapur mundësinë për rishikimin e plotë të tarifave në periudhën e ardhshme rregullatore, pasi të jenë analizuar të dhënat e plota financiare dhe teknike për vitin 2025 dhe aplikimi i ri i OSSH për tarifat e ardhshme.
Si mund të ulen çmimet e pronave në Durrës? Mbifurnizimi dhe dobësimi i kërkesës mund të sjellin ulje deri në 20%
Që nga fillimi i vitit 2026, perspektiva 3–5 vjeçare për tregun e banesave në Durrës paraqitet pozitive, megjithëse e pabarabartë në segmente të ndryshme.......
Liria e internetit në botë, ku qëndron Shqipëria? Renditemi mbi mesataren globale, Korea e Veriut mbetet në fund të listës
“Internet freedom” (liria e internetit) i referohet shkallës së lirë dhe të pakufizuar me të cilën njerëzit mund të përdorin internetin për të kërkuar......
Zhdoganimi i makinave të përdorura sjell 97 milionë euro - Rregullat për importin dhe targat e huaja, penalitete për shkeljet
Të ardhurat doganore nga importi i automjeteve të përdorura kanë arritur në rreth 9.7 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, ose rreth 97 milionë euro, duke......
Inspektorati i Përgjithshëm forcon kontrollet - Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit
Inspektorati i Përgjithshëm pritet të forcojë kontrollet në terren për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme......
Gjysma e eksporteve, drejt Italisë dhe Kosovës/ Lëndët djegëse minerale zunë rreth 17% të totalit në Janar-Mars
Eksportet shqiptare në tre muajt e parë të vitit vijojnë të mbeten të përqendruara pothuaj në të njejtat tregje dhe kategori mallrash, me Italinë që dominon......
Industria gjermane përballet me stanjacion - Konflikti në Iran ka shtuar rreziqe të reja
Industria gjermane pritet të regjistrojë stanjacion në rastin më të mirë në vitin 2026, tha shoqata e industrisë BDI, duke paralajmëruar se kostot më të......
Aksidentet “fantazmë” dhe makinat e pasiguruara - Rreth 245 mln lekë dëme u mbuluan nga Fondi i Kompensimit në 2025
Nuk janë aq të paktë ata drejtues që nuk sigurojnë makinën e tyre ose largohen nga vendi i ngjarjes, pasi kanë kryer një aksident duke qenë të pasiguruar.......
Transporti ndërqytetas drejt reformës - Strategjia 2030 synon linja të riorganizuara, stimuj fiskalë për rinovimin e autobusëve
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit 2030, ku një nga ndërhyrjet më të rëndësishme lidhet me reformimin e......


