Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2025, 09:52

Tarifat e reja për shërbimet e Trashëgimisë Kulturore - Miratohet udhëzimi, pagesa deri në 500 mijë lekë

Nga Fabjona Pasho

Tarifat e reja për shërbimet e Trashëgimisë Kulturore -

Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave që përcakton tarifat për shërbimet që ofrohen nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK), si dhe mënyrën e administrimit të tyre është botuar në fletoren zyrtare.

Udhëzimi përcakton një sërë tarifash që lidhen me aplikimet për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore materiale, zhvillime transformuese në territor, shërbime arkeologjike, të tilla si mbikqyrje, gërmime, vëzhgime, sondazhe, si edhe shërbime të lidhura me Arkivin Teknik të IKTK-së.

Tarifa e aplikimit për leje ndërhyrjeje në pasuri kulturore materiale është 10,000 lekë, e njëjtë për të gjitha kategoritë si monumente kulture, qendra historike, zona të mbrojtura etj.

Për zhvillime të mëdha infrastrukturore si rrugë, autostrada, porte, qendra banimi, projekte minerare etj, tarifa për aplikim llogaritet në masën 100 lekë për m² të sipërfaqes së zhvilluar. Mbikëqyrja arkeologjike në terren ka një tarifë prej 20,000 lekë/ditë, ndërsa gërmimet dhe sondazhet arkeologjike kushtojnë 70,000 lekë për m³.

Për projektet që kërkojnë vëzhgim intensive arkeologjik, tarifa varion nga 50 mijë lekë derinë 500 mijë lekë, në varësi të sipërfaqes së projektit.

Janë përcaktuar gjithashtu tarifa për shërbime të Arkivit Teknik të IKTK-së, për pajisje me dokumentacion teknik, në formate të ndryshme, fizike ose digjitale.

Të ardhurat nga këto tarifa derdhen do të përdoren në masën 100% në buxhetin e shtetit për disa kategori shërbimesh dhe 90% në buxhetin e institucionit dhe 10% në buxhetin e shtetit për ndërhyrje që kërkojnë ndërhyrje më të thelluara, apo ekspertizë të specializuar. Përjashtim nga pagesa e tarifave bëjnë të gjitha institucionet publike në nivel qendror dhe vendor, që janë në rolin e investitorit apo zhvilluesit të objekteve publike.

 

Shqipëria 9 Shtator Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes por pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat