Tarifa shëndetësore për turistët/ Sala: Të ardhurat do të përdoren për përmirësimin e qendrave shëndetësore

Për herë të parë këtë sezon turistik po zbatohet kuadri i unifikuar i tarifave për shërbime të caktuara shëndetësore vetëm për turistët e huaj, jo rezidentë në Shqipëri.
Gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore Verore në Tale, Lezhë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, theksoi se tarifat nuk prekin në asnjë rast qytetarët shqiptarë, të cilët vijojnë të marrin shërbim shëndetësor falas, siç parashikohet nga sistemi publik.
“Një risi që kemi implementuar këtë vit është pagesa e disa shërbimeve shëndetësore nga turistët e huaj. E theksoj edhe njëherë, vetëm për turistët e huaj, jo për shtetasit shqiptarë, për të cilët shërbimi vazhdon të jetë falas, siç ka qenë gjithmonë. Kemi vendosur disa tarifa të thjeshta, të cilat krijojnë mundësinë që qendrat shëndetësore të sigurojnë të ardhura dytësore. Këto të ardhura do të përdoren nga vetë qendrat për të investuar në përmirësimin e shërbimeve dhe për të plotësuar nevojat më imediate që ato kanë,” u shpreh ministrja Sala.
Që nga nisja e sezonit turistik, më 1 qershor 2026, mbi 17 mijë pushues kanë marrë shërbim në Qendrat Shëndetësore Verore, ndërsa rreth 21% e tyre kanë qenë turistë të huaj, duke konfirmuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të këtyre qendrave në garantimin e kujdesit shëndetësor gjatë sezonit veror.
13.8 milionë euro do t’u kthehen fermerëve/ Malaj takime në Lushnje dhe Fier: Aplikoni për kompensimin e TVSH
Nëse të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret për kompensimin e TVSH-së do të aplikojnë sipas udhëzimit të tatimeve, vlera e kompensimit për periudhën......
Mbi 1 mijë aplikime për startup-et/ "Grant 2026", Tirana kryeson, rritet interesi në qarqe
Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri po shtrihet gradualisht edhe përtej Tiranës. Të dhënat e publikuara nga Startup Albania Agency tregojnë se për programin......
Shqipëria e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror 26% më shumë pasagjerë, renditemi pas Sllovakisë dhe RMV
Shqipëria u rendit e treta në Evropë për rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve në maj 2026 krahasuar me majin 2025. Ky trend rritës të vendit e rendit......
IEA parashikon rënie të kërkesës për naftë/ Hera e parë që nga kriza globale e shkaktuar nga Covid-19
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se kërkesa globale për naftë do të bjerë për herë të parë që nga viti 2020, pasi lufta në Iran shkaktoi kaos......
Shpallen fituesit për bypass-in e Elbasanit/ Kontratat me vlerë rreth 3.93 mld lekë, pa TVSH për 2 lotet e parë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesit e dy procedurave për ndërtimin e rrugës lidhëse mes aksit Tiranë – Elbasan dhe Korridorit VIII, dy kontrata......
Rekord i ri për pagesat në euro/ BSH: Sistemi AIPS EURO përpunoi afro 239 mijë pagesa në gjysmën e parë të vitit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, duke konfirmuar se ky......
Doganat Shqiptare dhe Italia thellojnë bashkëpunimin/ Fokus, rritja e shkëmbimeve tregtare dhe lehtësimin i lëvizjes së mallrave e pasagjerëve
Thellohet bashkëpunimi në fushën doganore Shqipëri – Itali. Drejtori i përgjithshëm i Administratës Doganore Shqiptare, Besmir Beja zhvilloi një vizitë në......
Shqipëria, hap me rëndësi në rrugën drejt BE, mbyllen negociatat për tre kapitujt e parë për anëtarësim
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian në Bruksel ka miratuar sot Pozicionin e Përbashkët të BE për mbylljen......

