“Tarifa e energjisë nuk do të rritet” - ERE rrëzon kërkesën e OST për transmetimin, mbetet 0.85 lekë/kWh
Enti Rregullator i Energjisë ka rrëzuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë elektrike.
Aplikimi i OST u bë në shtator të këtij viti, ndërsa rritja e kërkuar ishte në masën 45%. Ndryshimi i saj do të ndikonte drejtpërdrejt te çmimi fundor që paguajnë klientët, por në mbledhjen e fundit bordi vendosi të lerë në fuqi tarifën aktuale prej 0.85 lekë/kWh.
Kërkesa për rritjn e kësaj tarife u kundërshtua nga furnizuesit dhe prodhuesit e energjisë elektrike. Përmes shkresave të dërguara pranë ERE-s gjatë fazës së konsultimit këto grupe interesi e konsideruan si të paargumentuar dhe të pambështetur në pasqyrat financiare të kompanisë.
Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme nuk jepej një analizë mbi ndikimin që do të kishte ky ndryshim në aktorët e tjerë që janë pjesëmarrës të tregut të energjisë, furnizuesit dhe së fundmi konsumatorët.
Ndërkohë që, Shoqata Shqiptare e Furnizuevse të Energjisë Elektrike kundërshtoi mundësinë e tarifimit të aktivitetit të tregtimit të energjisë, pasi në aplikimin e dorëzuar pranë ERE-s, OST kërkonte aplikimin e tarifës prej 0.95 lekë/kWh për “përdoruesit e rrjetit”.
Ndryshimi i fundit i tarifës së transmetimit u bë në prill të vitit 2022, kur u vendos rritja në 0.85 lekë/ kWh, nga 0.75 lekë/kWh që ishte më herët.
Sondazh

Si do të luftohen mashtrimet me taksat? - Plani i ri strategjik i tatimeve 2024-2028 me 4 shtylla kryesore
Administrata tatimore ka prezantuar planin strategjik 2024-2028 i cili synon ndërtimin e një "Administrate të zgjuar dhe moderne”. Plani fokusohet në katër......

Burimet e rinovueshme, 35% të totalit në BE - Energjia bërthamore dhe e qymyrit janë tkurrur në dekadat e fundit
Energjia bërthamore dhe e qymyrit në BE janë ulur ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa burimet e rinovueshme kanë rritur prezencën e tyre. Bashkimi......

Komisioni Europian hap një hetim kundër TikTok për zgjedhjet në Rumani!
Komisioni Europian njoftoi sot hapjen e procedurave zyrtare kundër TikTok, i dyshuar për shkeljen e Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) duke mos zbutur siç......

Shqipëria, në fokusin e investitorëve të huaj/ Rritje rekord e fitimeve, 830 mln euro në nëntë muaj
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2024 arriti në 412 milionë euro, duke shënuar një rritje......

Çelen negociatat me BE për “Marrëdhëniet me jashtë” - Ministri Szijjártó: Shqipëria ka bërë punë të shkëlqyer
Shqipëria ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm përsa i përket anëtarësimit në familjen e madhe europiane. Këtë të martë, u mbajt konferenca e tretë......

Scholz humbet votën e besimit kundër qeverisë së tij, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme! Çfarë ndodh tani?
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur një votëbesimi në parlament, duke i hapur rrugën shpërbërjes së qeverisë së tij dhe zgjedhjeve të reja kombëtare.......

Grupkapitulli 6 i legjislacionit të BE, më i lehti për Shqipërinë? - Mahmutaj: Çdo klaster ka sfidat e veta, politika e jashtme nuk bën përjashtim
Me hapjen e negociatave për grupkapitullin e gjashtë, Shqipëria është sot një hap më afër Bashkimit Evropian. Për sa i përket marrëdhënieve me jashtë,......

Më pak humbje energjie në rrjet - OSHEE: 5.6 mln euro kursim. Në janar-shtator niveli i humbjeve arriti 17.23%
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 10 - mujorin e këtij viti u regjistrua në 17.27%, apo 1.43 % më pak se e njëjta përiudhë e vitit 2023, kur......