Taksat, 10 milionë euro shtesë nga pagat dhe qiratë - 3 mujori/ Buxheti arkëtoi 218 milionë euro, shifër rekord në 10 vite

Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshime të dukshme në tregun e punës, nivelin e pagave dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, qytetarët shqiptarë kanë kontribuar me rreth 21.8 miliardë lekë, ose afërsisht 218 milionë euro, në buxhetin e shtetit nga pagat dhe të ardhurat e tjera, përfshirë ato nga qiratë afatgjata dhe platformat e akomodimit si “Airbnb” dhe “Booking”.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga ky zë janë rritur me rreth 4.8 për qind, ose afro 10 milionë euro më shumë. Ndërsa vetëm gjatë muajit mars, arkëtimet arritën në rreth 88 milionë euro, duke konfirmuar një ecuri pozitive mujore.
Nëse shihen të dhënat ndër vite për tremujorin e parë, vihet re një rritje e vazhdueshme dhe e fortë, që ka çuar këtë zë në nivele rekord. Në një horizont më të gjerë kohor, të ardhurat janë rritur nga rreth 80 milionë euro në Janar-Mars 2016 në afro 218 milionë euro, një zgjerim prej 138 milionë eurosh në 3 mujorin e parë të 2026-ën, ose 172.5 për qind në një dekadë.
Sipas administratës tatimore, kjo rritje lidhet ngushtë me përmirësimin e formalizimit në ekonomi dhe rritjen e deklarimit të të ardhurave. Fushatat kundër informalitetit, veçanërisht ato që synuan nën-deklarimin e pagave gjatë vitit 2025, duket se kanë ndikuar në ndryshimin e sjelljes së bizneseve.
Po ashtu, vendosja e pagave referencë në sektorë me nivel të lartë informaliteti, si turizmi, ndërtimi dhe shëndetësia, ka sjellë rritje të pagave të deklaruara dhe, për rrjedhojë, edhe të detyrimeve tatimore. Ndikim kanë pasur edhe rritjet e pagave në administratën publike gjatë dy viteve të fundit, si dhe rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë.
Një tjetër faktor që ka kontribuar është zgjerimi i tregut të qirave, sidomos atyre afatshkurtra të lidhura me zhvillimin e turizmit. Shtimi i pronave të listuara në platformat online ka rritur të ardhurat e individëve dhe njëkohësisht edhe nivelin e tatimit të paguar. Në totalin e arkëtimeve nga TAP përfshihen edhe të ardhurat nga interesat bankare. Në total, gjatë vitit 2025, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në rreth 825 milionë euro.
Nivel rekord emigrimi në BE, 64.2 milionë në 2025 - Gati 8,000 njerëz vdiqën në rrugët e migrimit vitin e kaluar
Numri i emigrantëve që banojnë në Bashkimin Evropian u ngjit në një nivel rekord prej 64.2 milionësh në vitin 2025, rreth 2.1 milionë më shumë se një vit më......
Itali, Meloni bonuse për riatdhesimin e emigrantëve - Jepen 1.2 milion euro për avokatët që kryejnë procedurat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të martën se qeveria e saj ishte e përgatitur të bënte ndryshime në një plan të kontestuar që ofronte shpërblime......
Evropa përgatit përgjigjen ndaj krizës energjetike - Frenohen rregullat tatimore për të favorizuar energjinë e naftës
Komisioni Evropian do të paraqesë të mërkurën planet për të ulur taksat e energjisë elektrike dhe për të koordinuar rritjen e magazinimit të gazit, me synim......
Rusia do ndalojë naftën e Kazakistanit drejt Gjermanisë - Ndërprerja e tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji
Rusia do të ndalojë eksportet e naftës nga Kazakistani në Gjermani nëpërmjet tubacionit Druzhba duke filluar nga 1 maji, thanë burime të Reuters. Sipas tyre......
Rusia uli prodhimin e naftës në muajin prill - Shkak sulmet me dronë ukrainasë në porte e rafineri
Rusia u detyrua të ulte prodhimin e naftës në prill për shkak të sulmeve me dronë ukrainasë ndaj porteve dhe rafinerive, si dhe një ndalimi të furnizimeve me......
BE po ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç - Brukseli prezanton aplikacionin për verifikimin e moshës
Një valë ndalimesh kombëtare, e ndërmarrë nga disa vende europiane, po e shtyn Bashkimin Europian drejt një kufiri moshe në të gjithë kontinentin, për......
Presidenti Trump zgjat armëpushimin me Iranin - Bisedimet e ardhshme për paqen janë të pasigurta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta zgjaste për një kohë të pacaktuar armëpushimin me Iranin për të lejuar bisedime të mëtejshme për paqe. Por......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera kryesore nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga një ditë më parë teksa vijon të blihet sot me 80.7......


