Taksa vjetore për mjetet/ DPSHTRR: Pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherësh!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit për të shmangur pagesën e dy viteve njëherazi.
DPSHTRR ndau në rrjete sociale sqarimin përkatës për Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe dilemat e qytetarëve mbi termat e pagesës.
DPSHTRR sqaron se, “duke qenë se ju nuk keni kryer pagesën e taksës (TVMP), të vitit 2024 brenda afatit të vlefshmërisë ju cilësoheni në vitin 2025, si debitor për vitin 2024. Në momentin që ju paraqiteni në sportel në vitin 2025 ju detyrimisht duhet të paguani taksën e prapambetur të vitit 2024 përfshirë edhe kamatat e lindura për atë detyrim”.
DPSHTRR thekson se, “të qenit debitor për vitin 2024 në vitin 2025, ju penalizon në vlefshmërinë e afatit të vlefshmërisë së taksës për vitin 2025. Taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit është taksë vjetore për çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës, për të cilën llogaritet dhe paguhet dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet. Pra nuk po paguani taksa për dy vite. Thjesht, më 1 janar ka lindur detyrimi për taksën e vitit 2025 dhe ndërkohë pagesa e vonuar e vitit 2024 ndikon në afatin e vlefshmërisë për taksën e vitit 2025, ndaj paguhen njëherazi”.
DPSHTRR njofton se, nëse një mjet nuk përdoret për disa muaj, për të evituar pagesën e taksave, pronarët e tyre mund të kryejnë çregjistrimin e përkohshëm të tij.
Sondazh

“Shtetet, të përkushtuara ndaj planeve klimatike” - Kreu i klimës në OKB reagon pas daljes së SHBA-së nga pakti i Parisit
Vendet po qëndrojnë të përkushtuara ndaj planeve të tyre kombëtare klimatike dhe kërkojnë të udhëheqin tranzicionin e energjisë së pastër, tha zyrtari më i......

Një rajon më i lidhur i Adriatikut Jugor: Rritje e bashkëpunimit mes Portit të Durrësit, Malit të Zi dhe Italisë!
Një grup përfaqësuesish nga Autoriteti Portual Durrës po merr pjesë aktualisht, në ditën e dytë të takimit, për projektin “SA Connectivity” që po zhvillohet......

Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit 2027/ Rama nga Spanja: Do të sjellë 3 mijë juristë!
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid ku është pritur në takim nga mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela. Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto......

“Kursi i këmbimit, i monitoruar si duhet” - Përfaqësuesi i FMN, Sebastian Sosa, në takim me Guvernatorin Sejko
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të vijojë të ofrojë asistencë teknike ndaj Bankës së Shqipërisë edhe në të ardhmen. Së fundmi, Guvernatori i Bankës së......

Shifrat, në veri punohet më pak! - Dhamo: Shkak emigracioni në këto zona, por edhe ekonomia
Shqipëria po shkon drejt një ndarjeje gjithnjë e më të theksuar në dy realitete të ndryshme punësimi. Sipas të dhënave nga Eurostat, rreth 17% e popullsisë......

Energji gjeotermale në Shqipëri - AKBN: Potencial i pashfrytëzuar, ja zonat ku mund të zhvillohet
Shqipëria ka potencial për zhvillimin e energjisë gjeotermale, teksa Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka publikuar një manual me zonat ku ky burim mund......

Tokat bujqësore jo pjellore, gati teknologjitë inovative - Drafti/ Shfrytëzim për të rritur efektivitetin e prodhimit dhe investimet
Qeveria synon të vërë në shfrytëzim tokat bujqësore, të cilat për shkak të cilësive jo të mira dhe kushteve jo të favorshme të terrenit, nuk kanë efektivitet......

Energjia bërthamore, për të ulur kostot - Italia do të ndërtojë reaktorë të vegjël për të forcuar sigurinë energjetike
Italia po shkon drejt riaktivizimit të centraleve bërthamore për të plotësuar nevojat e brendshme, për shkak të rritjes së madhe të kostove të energjisë,......