Shqipëria Postuar më 8 Maj 2025, 12:40

“Taksa më të ulëta dhe kosto jetese më e mirë” - Investitori Italian në Shqipëri: Ky vend ka shumë benefite për të investuar

Nga Hamit Yzeiraj

“Taksa më të ulëta dhe kosto jetese më e

Joshja e të huajve për të investuar në Shqipëri është një trend që vazhdon të rritet muaj pas muaji. Një shembull i tillë është edhe rasti i Davide Falso, një italian i cili ka investuar në Shqipëri, duke renditur arsyet e zgjedhjes së tij.

"Kam ardhur në Tiranë para 3 vitesh. Kam një kompani, në fakt e kam zhvendosur atë nga Italia në Shqipëri, si 90% e rasteve të tjera nga Italia apo kudo në botë. Arsyet kryesore janë taksimi më i ulët dhe kostoja e jetesës më e ulët këtu."

Davide gjithashtu dha mendimin e tij lidhur me premtimet e forcave politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ku është diskutuar për uljen e taksave për bizneset.

"Përfitimet janë të shumta, jo vetëm për mua, por edhe për punonjësit – në shumë aspekte. Për mua është mjaft mirë, sepse si të gjithë sipërmarrësit e tjerë, gjithmonë kërkojmë zgjidhjet më të mira. Nëse taksimi ulet në krahasim me atë aktual, do të kemi një situatë më të mirë për punonjësit tanë."

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte arritën shifrën e 1.6 miliardë eurove në vitin 2024, duke u rritur me 5.6% krahasuar me vitin 2023.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat