Shqipëria Postuar më 28 Prill 2025, 09:38

Taksa mbi pronat, ndërtesat zënë 75.6% - Çfarë do ndryshon nga 1 Janari 2026 dhe a do të ketë përjashtime?

Nga Elisabeta Dosku

Taksa mbi pronat, ndërtesat zënë 75.6% - Çfarë do

Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme ndër vite, dhe ndikim në këtë ka pasur edhe rritja e çmimeve të referencës në kryeqytet, i cili jep kontributin më të lartë në të hyrat nga ky zë.

Konkretisht gjatë vitit 2024, nga pasuritë e paluajtshme në Shqipëri janë vjelur rreth 7.9 miliardë lekë apo 79.4 milionë euro me një rritje progresive nga viti në vit, ndërsa në raport me 2023 kapërcimi është  afro 15 milionë euro.

Ndërsa nëse do ta krahasojmë me vitin 2013, të ardhurat nga ky zë të pushtetit vendor janë dyfishuar.

Por si ndahet pesha e tyre specifike?  Konkretisht taksa mbi ndërtesën zë 75.6 për qind të totalit të të ardhurve, apo rreth 60 milionë euro.

Taksa mbi tokën bujqësore zë 8.8 për qind të totalit, apo afro 7 milionë euro.

Taksa mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme zë një peshë specifike prej 8 % apo 6.4 milionë euro. Ndërsa taksa e paguar mbi truallin zë 7.6 % apo rreth 6 milionë euro.

Nga Janari 2026, qytetarët do të paguajnë një taksë të re të pasurive të paluajtshme e cila do të jetë mbi vlerën e tregut dhe nis me ndërtesat, për tu shtrirë me tej në vitin 2028 tek tokat bujqësore.

Qeveria parashikon që së shpejti të finalizohet Sistemit Informativ i Kadastrës Fiskale (SIKF), si dhe ndërveprimi i tij me sistemet e tjera dhe shtrirja në bashki.

Si dhe të bëhet pilotimi, ndërtimi i kapaciteteve dhe institucionalizimi i procedurave për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, popullimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në SIKF. 

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave argumentohet se duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera. 

Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat