Taksa e pasurisë, kur do të jetë gati kadastra fiskale? - 20 milionë euro shtesë, Malaj: E mbyllim në Qershor
Qeveria parashikon të mbledhë afro 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2025.
Gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, deputetët kanë ngritur pyetjen se nga do të gjenerohen këto para dhe kur do të jetë gati kadastra fiskale.
Ministri i Financave është shprehur se nga Qershori 2025, kadastra fiskale e cila do të shërbejë për mbledhjen e taksës së pasurisë do të jetë tërësisht funksionale.
“Sa i takon kadastrës fiskale, është në proces, po asistohemi nga agjencia suedeze SIDA, kadastra do jetë fiskale nga muaji qershor 2025, është duke u populluar me të dhënat e azhurnuara nga dhe sapo të popullohet do të jetë gati të përdoret nga njësitë e vetëqeverisjes vendore”.
Ministri u shpreh se të ardhurat për vitin 2025 parashikohet të rriten në masën 40.6 miliardë lekë.
“Tre janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e të ardhurave 2025, kuadri makroekonomik ku është paraqitur rritja e PBB me 3.9 për qind, faktori i dytë janë të ardhurat nga pagat dhe kontributet dhe efekti i politikave të mëparshme tatimore, faktori i tretë janë të ardhurat nga administrimi dhe nga zbatimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave. Për vitin 2025 nuk është hartuar një paketë e re fiskale që do të gjenerojë të ardhura shtesë dhe për herë të parë përmirësimi i të ardhurave vjen nga administrimi dhe ulja e infomalitetit dhe jo masave të reja fiskale”.
Deputetët kanë kërkuar që të shtohet buxheti dhe të akomodohet rritja e pensioneve, duke propozuar një rtritje me të paktën 25 për qind.
Sondazh

Hekurudhat, sa do të investojë qeveria në 2025? - Balluku: Po studiojmë projekte të reja. Kemi rritur me 15.2% buxhetin për këtë sektor
Hekurudha Tiranë-Durrës dhe lidhja me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, hekurudha Vorë - Hani i Hotit, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë-Vlorë, Aeroport i......

SCANTV.AL vjen me imazh të ri!
Scan TV ka prezantuar një version të përmirësuar të platformës, Scantv.al, një hapësirë e rigjeneruar dhe e avancuar për të ofruar informacione ekonomike dhe......

Si do të reformohet arsimi profesional? - Gonxhja: Nga totali investimeve të ministrisë, 40% shkojnë për kulturën
Projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025”, u diskutua në parim në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Gjatë relacionit për......

BE, importuesi më i madh i paneleve diellore deri në 2035 - IEA parashikon 35% rritje të importeve të bllokut për burimet e rinovueshme
Bashkimi Evropian është importuesi më i madh në botë i paneleve diellore dhe pritet të qëndrojë i tillë të paktën deri në vitin 2035, sipas raportit të......

“4,5 mld lekë për arsimin professional në 2025 - Zv.ministrja Olta Manjani, në komisionin parlamentar për Edukimin
Në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, po diskutohet në parim projektligji “Për Buxhetin e Vitit 2025” me zv/ministren e......

Zbardhet projekti/ Si do t’i aktivizojë Shqipëria ish-ushtarakët? - Kriteret: Jo më shumë se 60 vjeç. 45 ditë shërbimi në vit
2100 ish-ushtarakë, apo civilë do të kenë mundësinë që të bëhen pjesë e rezervistëve të ushtrisë shqiptare. Projektligji i miratuar nga Këshilli i MInistrave......

Në cilin qark ka më shumë beqarë? Rreth 36.6% e popullsisë nuk janë martuar asnjëherë, dominojnë meshkujt
Sipas të dhënave të Censusit 2023, Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Rreth 36.6% e popullsisë totale në vend është me statusin beqar......

Projekti, lulishte e re 13 mijë metra katrorë në Vlorë - Rikualifikim edhe për “Kalin e Trojës” dhe Ali Demin
Lulishtet e qytetit të Vlorës do t’i nënshtrohen rikualifikimit urban. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 20.9 milionë lekë për rikualifikimin e......